Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Pankina e Artë e Serie A 2020/21: Conte mund Piolin me vetëm një pikë

Lapsi.al 31 March 2022
Pankina e Artë e Serie A 2020/21: Conte mund Piolin me vetëm një

Antonio Conte është fituesi i Pankinës së artë 2020/21: trajneri aktual i Tottenhamit, protagonist i titullit të sezonit të kaluar me Interin, me 20 vota mundi me një pikë Stefano Piolin, trajnerin e Milanit. Gian Piero Gasperini (Atalanta) përfundoi i treti me 8 votat e marra nga kolegët e tij. Për Conten është cmimi i gjashtë: përveç katër pankinave të arta, një pankinë e argjendtë është çmimi special i 2018-ës për Premier Ligën e fituar me Chelsean. Pankina e argjendtë, e rezervuar për trajnerin më të mirë të Serisë B, shkoi për Alessio Dionisi, protagonist i vitit të kaluar në promocionin e Empolit.

Edicioni i tridhjetë i Pankinës së artë ishte një ceremoni 'on tour', në të cilën çmimi iu dha Contes direkt në selinë e Spurs. "Jam i lumtur - theksoi menaxheri i Tottenham - sepse është një çmim që më jepet nga kolegët e mi teknikë. Do të doja ta ndaj këtë mirënjohje me stafin dhe me lojtarët me të cilët përjetova rrugëtimin e sezonit të kaluar te Inter."

"Përgëzime për Antonio Conten dhe për të gjithë fituesit - ishin fjalët e presidentit të FIGC, Gabriele Gravina -. Ky është një çmim prestigjioz që rinovohet në vazhdën e traditës sonë të madhe. Në një futboll vazhdimisht në zhvillim, shpresoj që këto trajnerë të mëdhenj do të jenë nxitje dhe shembull për gjeneratat e reja, veçanërisht në fushën e formacionit dhe përditësimit të vazhdueshëm”.

“Antonio Conte e meritoi këtë çmim – është komenti i presidentit të Sektorit Teknik, Demetrio Albertini – sepse ai arriti, në një kohë të shkurtër, të transferonte mentalitetin dhe filozofinë e tij te lojtarët; ai pati kënaqësinë e madhe të gjetjes së ideve të tij në fushë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI