Flash

Mario Balotelli di ku të shënojë: shfaq hapur dashurinë për Francesca Montin

Lapsi.al 31 March 2022
Mario Balotelli di ku të shënojë: shfaq hapur dashurinë
Ka nga ata që thonë se i kanë parë disa herë duke bërë sjellje dashurore, para dhe pas darkës, mes një dyqani dhe një shëtitjeje në rrugët qytetase të Massa Fermanas. Nga ana tjetër, postimi i Super Marios flet qartë: “Dashuria është emocioni më i fortë dhe më i bukur që mund të ndjesh, ndaj dashuri, faleminderit, ta duam njëri-tjetrin përgjithmonë”. Ky është tashmë dedikimi i Mario Balotellit për të dashurën e tij të re, Francesca Monti, në një postim në Instagram të shoqëruar me një foto që portretizon çiftin të përqafuar. KUSH ËSHTË FRANCESCA Francesca Monti, 23 vjeç e shumë e rezervuar për jetën e saj, është me origjinë nga Fermo, në rajonin Marche. Ajo punon në zonën e Civitanovas, në bregdetin e Adriatikut. Zeshkania ka hyrë në zemrën e sulmuesit të Adana Demirspor, i cili në të kaluarën është lidhur gjithnjë me bukuroshe si Raffaella Fico, Clelia Carleen, apo Dayane Mello. Tani sulmuesi italian duket se ka gjetur pak qetësi me Françeskën. Ajo që flet hapur, përveç shkrepjeve fshehurazi dhe të postuara tashmë nga fansat, është ai dedikim në Instagram, dhe ajo “përgjithmonë” thuajse asnjëherë e përdorur nga Balotelli, që kthehet në një impenjim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI