Flash

"Do të na ndihmojë, por duhet të adaptohet": Busquets zbulon prapaskenat, ja kush e donte Kessie te Barcelona

Lapsi.al 31 March 2022
"Do të na ndihmojë, por duhet të adaptohet": Busquets

Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar, por gjithçka është e bërë për kalimin e Frank Kessie te Barcelona. E nëse dikush ka ende dyshime, Sergio Busquets është kujdesur për të konfirmuar goditjen e fortë të katalanasve në merkato. “Ai duhet të përshtatet me lojën e Xavit, që e ka parë dhe dha ok për transferimin e tij – shpjegoi mesfushori blaugrana për programin Tù Diràs –. Jam i lumtur që Barça po e merr veten, që lojtarët zgjedhin të vijnë tek ne”.

"E kam parë Kessie duke luajtur - shtoi Busquets, duke përsëritur konceptin dhe duke vlerësuar cilësitë e mesfushorit të Bregut të Fildishtë që mbërrin në Barcelonë në qershor -. Ai është fizikisht i fortë, humbet pak topa, di të vendoset, e mban topin mirë. Jam i sigurt se do të bëjë mirë, do të na ndihmojë”. Deklarata që lënë pak vend për interpretim dhe konfirmojnë transferimin në Spanjë të mesfushorit të Milan, me parametër zero.

Por Kessie nuk do të jetë goditja e vetme e Barçës për t'u rikthyer në majë. "Unë mendoj se po ndërtohet diçka e madhe - shpjegoi Busquets -. Nëse ekonomia e lejon, ne mund të bëjmë blerje të mira për të kompletuar këtë ekip që e kemi planifikuar mjaft mirë: ka shumë të rinj që kanë një nivel të lartë". “Mendoj se mungojnë lojtarë që bëjnë diferencën në sulm, që është ajo për të cilën është krijuar futbolli sot, për të bërë gola dhe për të luftuar”, shtoi ai. “Nuk e di nëse Xavi, presidenti dhe drejtuesit po mendojnë për një goditje të madhe, por e di që ne do të jemi aty ku klubi meriton të luftojë për të fituar gjithçka”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI