Flash

"Mos u afroni": Van Gaal në pankinë edhe pse i infektuar, plasi polemikat. Me Covid edhe Ancelotti

Lapsi.al 30 March 2022
"Mos u afroni": Van Gaal në pankinë edhe pse i infektuar,

“Mos u afroni, jam pozitiv për Covid”. Të martën në mbrëmje Louis Van Gaal mbajti larg gazetarët në konferencën për shtyp pas barazimit të Hollandës në miqësoren kundër Gjermanisë. Tekniku oranje, në fakt, të hënën, pak më shumë se 24 orë nga ndeshja me gjermanët, doli pozitiv në një test molekular. E megjithatë ai u shfaq në stadium, mori pjesë në ndeshje, përqafoi lojtarët dhe kundërshtarët e tij, të gjithë pa maskë apo masa të tjera paraprake. E në Gjermani, kuptohet, sjellja e tij ka krijuar debate. Edhe sepse vetë Van Gaal deklaroi se të premten nuk do të jetë i pranishëm në shortin e Botërorit pikërisht për shkak të testit në të cilin doli pozitiv.

JUSTIFIKIMI — Van Gaal, megjithatë, shpjegoi pozicionin e tij. "Doktori më tha se janë vetëm mbetje të virusit, të cilat gjenden më gjatë në testet molekulare. Para ndeshjes unë iu nënshtrova disa testeve të shpejta dhe të gjitha rezultuan negative". Kjo është arsyeja pse ai u ndje i lirë të lëvizte dhe të qarkullonte siç e shihte të arsyeshme. Pa marrë masa paraprake për njerëzit e tjerë në stadium dhe në fushë.

ANCELOTTI — Këtë mëngjes, ndërkohë, Real Madrid komunikoi pozitivitetin e Carlo Ancelottit. Trajneri italian, kështu, nuk do të jetë prezent në pankinë të shtunën e ardhshme në Vigo, ku Reali do të përballet me Celtan, si dhe rrezikon të humbasë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër kampionëve të Europës, Chelsea (të mërkurën 6 prill në Londër). Gjithnjë nëse nuk kthehet negativ në fillim të javës së ardhshme. Sepse vështirë se do t'i bëjë si Van Gaal duke u paraqitur në stadium dhe duke i këshilluar të pranishmit që të mos i afrohen...

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI