Flash

"Emocion unik, mungoi vetëm goli": Asllani tregon ndjesitë e debutimit e zbulon pozicionin e tij

Lapsi.al 29 March 2022
"Emocion unik, mungoi vetëm goli": Asllani tregon ndjesitë e

“Është emocion unik, besoj se bëra gjithë ndeshjen. Luajtëm të gjithë mirë, kemi bërë shumë raste, mungoi vetëm goli para tifozëve, por do të vijë edhe goli, jam i sigurt. Unë hyra në fushë, doja të kërkoja të ndihmoja çunat dhe shpresoj se e kam bërë mirë. Unë e ndjej veten më mirë kur luaj si 6 para mbrojtjes. Edhe te Empoli kam luajtur aty, por futem ku të dojë trajneri”. Mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani, ka bërë debutimin nga minuta e parë me kombëtaren dhe është gati t'i japë vazhdimësi aventurës kuqezi të nisur kundër Gjeorgjisë në miqësoren e barazuar 0-0 në Tiranë.

Mesfushori ka treguar emocionet e kësaj ndeshje, pavarësisht se nuk ka evidentuar asnjë prej shokëve të repartit si më të preferuar: “Jam i emocionuar shumë. Çunat më kanë pritur shumë mirë. Bëmë një ndeshje të mirë. Do të ishte më mirë të fitonim para tifozëve tani, por luajtëm mirë. Jam gjetur mirë me të gjithë. Me Gjasulën, Ramadanin, Çekiçin, Laçin, jam gjetur shumë mirë - tha Asllani, pa harruar se në të ardhmen në krah mund të gjejë edhe një si Bajrami të cilin e njeh mirë, duke qenë se ndajnë fushën te Empoli -. "Unë dhe Bajrami njihemi mirë, por sot ndjehemi mirë me mesfushorët dhe jam shumë i lumtur se kemi bërë super ndeshje me ekipin”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI