Flash

Finalet e Playoff, nata e të vërtetës për në Botëror: Ibra kundër Lewa, CR7 sfidon shqiptarët e Maqedonisë

Lapsi.al 29 March 2022
Finalet e Playoff, nata e të vërtetës për në

Një sfidë për brenda apo jashtë, një ndeshje që vlen një vend në diellin e Katarit. Është koha për finalet e playoff-it: Poloni-Suedi dhe Portugali-Maqedonia e Veriut janë ndeshjet që do të dorëzojnë dy nga tre vendet e fundit të disponueshme për ekipet kombëtare evropiane, në Kupën e Botës 2022. Ibrahimovic kundër Lewandowskit, Cristiano Ronaldo kundër Bardhit, Ademit dhe ndëshkuesve të tjerë të Italisë.

Polonia vjen në ndeshjen vendimtare me një avantazh të dyfishtë: nga njëra anë faktori vendas (do të luhet në stadiumin Silesian në Chorzoë), nga ana tjetër është gjendja fizike. Polakët, në fakt, kanë mundur të përgatiten më mirë për ndeshjen pas përjashtimit të Rusisë, e cila duhej të ishte kundërshtari i tyre në gjysmëfinale, ndërsa suedezët vijnë nga 120' me tension të lartë ndaj Çekisë, të likuiduar vetëm në kohën shtesë me golin e Quaison. Trajneri Andersson, megjithatë, tani do të mund të ketë në dispozicion Zlatan Ibrahimovic, i skualifikuar në gjysmëfinale: sulmuesi i Milanit do ta nisë nga pankina (dyshja sulmuese do të jetë Isak-Kulusevski), por ai është gati për t'i dhënë një dorë të tijve gjatë ndeshjes. Michnieëicz, nga ana tjetër, do të mbështetet në dy sulmues të kalibrit të Milik dhe Lewandowski për të thyer mbrojtjen skandinave.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut është, të paktën në letër, një ndeshje pa histori. Megjithatë, ashtu ishte edhe ajo mes maqedonasve dhe Italisë së Mancinit: CR7 dhe shokët e tij e dinë se impenjimi nuk duhet marrë lehtë dhe janë edhe më të vetëdijshëm për këtë, pas frikës së përjetuar kundër Turqisë, kur luzitanët rrezikuan të hidhnin në kosh një ndeshje pothuajse të fituar. Nëse janë në finale, kjo vetëm falë shënjestrës së dobët të Burak Yilmaz nga njëmbëdhjetë metra. Për të rrëmbyer pjesëmarrjen e gjashtë radhazi në Botëror, kombëtarja e drejtuar nga trajneri Santos do të mbështetet në tridhëmbëshin Otavio-Jota-Ronaldo, me lojtarë si Leao dhe Joao Felix të gatshëm për tu futur nga pankina. Djemtë e Milevskit, nga ana tjetër, janë në kërkim të një arritje historike: pasi luajtën kampionatin e tyre të parë evropian në verë, tani duan goditjen e madhe dhe për ta arritur atë mund të besojnë edhe te Elmas i rikthyer, përvec natyrisht heroit të Palermos, Trajkovski.

Të gjitha lajmet në pritje për mini-grupin e fundit: Skoci-Ukrainë është shtyrë për në qershor për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, fituesi do të përballet në finale me Uellsin, i freskët nga suksesi ndaj Austrisë nga Gareth Bale.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI