Flash

Rrëfimi i Rooney: “Ronaldo i bezdisshëm, Ferdinand arrogant, Tevez zhgënjimi më i madh i jetës"

Lapsi.al 28 March 2022
Rrëfimi i Rooney: “Ronaldo i bezdisshëm, Ferdinand arrogant,

Intervistë shumë interesante ajo e publikuar nga Wayne Rooney për të kaluarën e tij te Manchester United dhe mbi marrëdhënien që kishte me disa nga ish-shokët e skuadrës. The Sun raportoi disa citime absolutisht unike rreth Cristiano Ronaldos, Rio Ferdinand dhe Carlos Tevez.

CRISTIANO RONALDO - "Cristiano Ronaldo ishte absolutisht i aftë, por po aq i bezdisshëm. Ndoshta tani është më pak i mirë, por ende shumë i bezdisshëm (duke qeshur)", filloi Rooney. Më pas, akoma për CR7 dhe kartonin e kuq të famshëm të marrë në vitin 2006 në Kupën e Botës me kombëtaren angleze kundër tij dhe Portugalisë së tij: "Sinqerisht e kishte fiksim hedhjen. Nuk kam patur asnjë problem me të, por në tunelin e dhomës së zhveshjes i thashë: 'Nuk e kam problem nëse më bën të dal me të kuq'. Kisha kaluar gjithë pjesën e parë duke kërkuar një karton të verdhë për simulimet e tij. Megjithatë, kur mbaroi ndeshja ne ishim miq si më parë."

FERDINAND - I ndryshëm mendimi për Rio Ferdinand: "Dreq, një lojtar me të vërtetë i mirë. Por shumë arrogant. Te Manchester United paguhesh për të futur topin në rrjetë, kështu që unë i thashë: 'Rio bëje punën tënde, ma jep topin mua dhe Ronaldos dhe na bëj të shënojmë.' Rio, e përsëris, ishte i mrekullueshëm, por ndonjëherë ai harronte se ishte mbrojtës”.

TEVEZ - Ndjesi e veçantë nga ana tjetër, ajo me Tevez: "Më pëlqente të luaja me të, vërtetë. Ishim shumë të lidhur, shkonim bashkë me makinë kur kishte një ndeshje në transfertë të Champions League ose udhëtonim me aeroplan. Por dreqin, në makinë nuk e kuptoja se cfarë më thoshte. Ai mërmëriste gjithmonë. Kam folur një herë me të për 30 minuta dhe nuk e kuptova kurrë se cfarë po thoshte. Zhgënjimi më i madh i jetës sime".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI