Flash

Botërori i Katarit, mungojnë 5 vende: kush i luan, kur dhe kundër kujt. mësoni të gjitha përgjigjet

Lapsi.al 30 March 2022
Botërori i Katarit, mungojnë 5 vende: kush i luan, kur dhe kundër

Janë ende edhe pesë vende në lojë për Kupën e Botës në Katar. Le të shohim se si dhe kur duhet të përcaktohet tabela e plotë e skuadrave që do të marrin pjesë në turneun e Katarit dhe kohën kur do të përcaktohen skuadrat e fundit që do ti bashkohen Botërorit të parë në histori që do të luhet në dimër.

NJË VEND NË EVROPË - Në Evropë ka mbetur një biletë për t'u fituar. Ukraina padyshim nuk mund të merrte pjesë në këto ndeshje playoff-i, ndaj sfida kundër Skocisë është shtyrë për një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Uellsi ka arritur në finalen e grupit të tyre duke mposhtur Austrinë dhe po pret të dijë se me kë duhet të përballet për të marrë pjesë në Kupën e Botës.

DY VENDE CONCACAF - Mbetet shumë për t'u vendosur ende në kualifikueset e konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore. Nga tre vendet për të shkuar në Katar për momentin vetëm Kanadaja e ka tashmë biletën në xhep (pas 36 vitesh mungesë). Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara i duhet vetëm një pikë për të qenë të sigurt se do të jenë në tre të parat dhe se do të fluturojnë në Kupën e Botës. Në fakt, renditja e sheh Kanadanë të parën me 28 pikë, SHBA dhe Meksika kanë 25, ndërsa Kosta Rika 22. Ndeshjet vendimtare do të luhen sonte në mbrëmje në orën 03.00, me Meksikën që duhet të përballet me El Salvadorin (tashmë i eleminuar) dhe Shtetet e Bashkuara shkojnë ta luajnë në transfertë kundër Kosta Rikës, e cila do të kishte ende nevojë për një gjysmë mrekulli, duke qenë se diferenca e golave është shumë më e ulët si ndaj SHBA-së (-10) ashtu dhe Meksikës (-4).

PLAYOFF I PARË INTERZONË - Kush mbetet jashtë këtij raundi kualifikues mund të shpresojë ende. E katërta e renditur në fakt do të marrë pjesë në një play-off interzonal, që do ta shohë atë kundër fituesit të ndeshjes mes Zelandës së Re dhe Ishujve Solomon (ndeshja e planifikuar për sot në orën 19:00).

PLAYOFF I DYTË INTERZONË - Një vend, në fund, do t'i caktohet fituesit mes Perusë - e pesta e klasifikuar në kualifikueset e Amerikës së Jugut - dhe një mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Australisë. Këto të fundit do të ndeshen më 7 qershor në Doha, në play-off e zonës aziatike (pjesë e së cilës është Australia edhe pse i përket Oqeanisë).

27 KOMBËTARET E KUALIFIKUARA - Këto janë skuadrat e kualifikuara deri më tani: Katari (vend pritës), Franca, Spanja, Gjermania, Anglia, Belgjika, Holanda, Serbia, Kroacia, Danimarka, Zvicra, Portugalia, Polonia, Gana, Senegali, Kameruni, Maroku. , Tunizia, Brazili, Argjentina, Ekuador, Uruguai, Kanadaja, Irani, Koreja e Jugut, Japonia, Arabia Saudite.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI