Flash

"Kisha firmosur me Real, por më thërriti Juventus...": Allegri ndez tifozët bardhezi para derbit me Inter

Lapsi.al 31 March 2022
"Kisha firmosur me Real, por më thërriti Juventus...":

"E kam thënë dhe e përsëris: këtë vit kisha nënshkruar një marrëveshje me Real Madrid. Pasyaj, në mëngjes telefonova presidentin dhe i thashë se nuk do të shkoja sepse kisha zgjedhur Juventusin. Ai më falënderoi. Nëse kisha ndonjë dyshim? Jo, që kur më thirri Juventusi në maj, nuk kam pasur asnjë dyshim". Kjo është prapaskena e bërë e ditur nga trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, në një intervistë për GQ Italia.

"Në nivel profesional do të ishte kulmi i një rrugëtimi, sigurisht: Milan, Juve, Real. Por në jetë nuk mund të kesh gjithmonë gjithçka dhe unë jam vërtet i lumtur dhe krenar që kam drejtuar Milanin për katër vjet dhe tani që jam në vitin e gjashtë në një klub si Juventusi. Realit i kam thënë jo dy herë - përsëriti ai - E para ishte kur rinovova me Juventusin: i thashë presidentit të Real që ia kisha dhënë fjalën Andrea Agnellit".

Duke folur për rikthimin e tij te Juventus, trajneri toskan përsëriti se "është një sfidë e bukur, interesante që unë kam fatin ta përballoj përkrah një pronësie që ka qenë gjithmonë e njëjta dhe që, ashtu si unë, dëshiron të kthehet të fitojë. Kur mbërrita për herë të parë në vitin 2014 gjithçka ishte ndryshe. Antonio Conte kishte bërë një punë të shkëlqyer së bashku me klubin, duke fituar tre kampionate dhe duke ndërtuar një ekip shumë të fortë që duhej vetëm të rafinohej. Këtë vit është një ekip shumë ndryshe nga ai, me shumë lojtarë të rinj, me lojtarë të fortë por me më pak përvojë, por ne po e nisim nga një bazë e qartë, e cila është ADN-ja e Juventusit, e cila konsiston në kthimin te fitorja, por duke ditur të vuajë dhe duke dashur gjithmonë të luftojë - shtoi ai - Kur u ktheva gjeta një grup djemsh shumë të disponueshëm, përvec se teknikisht të mirë, të cilët u vunë menjëherë në dispozicion, me një dëshirë të madhe për të punuar, një element që ta transmeton ky klub. Unë mendoj se Juventus po rigjen ndjesinë e përkatësisë, e cila është shumë e rëndësishme në ekipin e parë, por edhe në sektorin e të rinjve”.

Allegri u shty përtej etikës së zakonshme për të qendruar në ekuilibër dhe zbuloi se "një surprizë e mrekullueshme ishte Danilo. Ai është një kampion, një djalë shumë inteligjent, i përgjegjshëm, i cili gjithmonë e vë veten në dispozicion të skuadrës. Ne tashmë i njohim Bonucci dhe Chiellini, por Danilo ishte vërtet një zbulim".

Në janar, trajneri toskan e bindi Moratën të qëndronte në Torino pavarësisht sirenave të Barcelonës: “Mbrëmjen që klubi mori Vlahovic, thirra Álvaron dhe i thashë: 'Ti nuk lëviz nga këtu sepse tani me të, ti do të bëhesh një lojtar më i rëndësishëm', e kështu ndodhi. Të diskutosh për Moratan teknikisht është çmenduri; është normale që nëse i kërkon të bëjë gjëra që nuk është në gjendje t'i bëjë, ai mund të mos ecë në maksimumin e tij, por të mos harrojmë se ai është vënë në dispozicion të skuadrës dhe luajti për muaj të tërë në një pozicion që nuk ishte realisht i tiji”.

"Vlahovic? Është një djalë i ri, me pak përvojë ndërkombëtare, por ai ka cilësi, dëshiron dhe mund të përmirësohet, dhe ka mjaft kohë për ta bërë këtë. Përpara portës ka një efikasitet absolut. Juventusi ka bërë një blerje të rëndësishme: në botë ai, Mbappé dhe Haaland janë më të fortët në qarkullim të brezit të tyre”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI