Flash

FIFA 'harron luftën', Infantino e ka mendjen te elozhet për Katarin: "Do të jetë Botërori më i mirë i historisë"

Lapsi.al 31 March 2022
FIFA 'harron luftën', Infantino e ka mendjen te elozhet për

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino hapi të enjten në Doha kongresin e organizmit qeverisës të futbollit botëror, pa iu referuar drejtpërdrejt pushtimit rus të Ukrainës. 52-vjeçari u kërkoi delegatëve të mendonin për ata që kanë humbur jetën në pandemi dhe në konflikte ushtarake në të gjithë botën, përpara se të mbanin një minutë heshtje. FIFA ka ftuar çdo federatë anëtare në kongres, duke përfshirë Rusinë, skuadra e së cilës u përjashtua nga play off-et e Kupës së Botës këtë muaj pas pushtimit të Ukrainës. Alexey Sorokin, i cili organizoi Kupën e Botës 2018 në Rusi, ishte i pranishëm, por nuk është akoma e qartë nëse një delegacion ukrainas ishte i pranishëm aty.

“Do të jetë thjesht Kupa e Botës më e mirë në histori, shfaqja më e madhe në botë”. Kështu presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka hapur kongresin e FIFA-s, duke i dhuroi një bluzë me numrin 22 kryeministrit të Katarit, Sheik Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani. “Ky Botëror do të jetë diçka shumë e veçantë, diçka e pakrahasueshme”, shtoi Al Thani, “ne përfaqësojmë jo vetëm vendin tonë, por të gjithë botën arabe”. Vendi pritës i Kupës së Botës është bërë objekt kritikash prej vitesh për shkak të situatës së të drejtave të njeriut dhe kushteve për punëtorët e huaj.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI