Flash

Renditja Fifa/ Maqedonia i lë "targën" Shqipërisë: Brazili kthehet i pari pas 3 vjetësh

Lapsi.al 31 March 2022
Renditja Fifa/ Maqedonia i lë "targën" Shqipërisë:

Miqësoret e marsit nuk sollën asnjë progres në renditjen e Shqipërisë në FIFA. Natyrisht një humbje e një barazim do të kishin efekt e kuqezinjtë e Rejas kanë zbritur në vendin e 66 me 1371.86 pikë, duke u kapërcyer furishëm nga Maqedonia e Veriut, të cilëve sigurisht i ka vlejtur eleminimi spektakolar që i bënë Italisë në playoff të Botërorit të Katarit, përpara se të mundeshin në finale nga Portugalia.

Italia do të jetë përsëri spektatore në Kupën e Botës, pas humbjes së bujshme në play-off kundër Maqedonisë së Veriut për Katar 2022, por megjithatë të besuarit e Mancinit ruajtën vendin e gjashtë në renditjen e FIFA-s me 1723 pikë. Lajmi i madh ka të bëjë me kreun e renditjes, ku Belgjika humb vendin e parë pas më shumë se tre vitesh, e rrëzuar nga Brazili, dominues absolut i kualifikueseve të Amerikës së Jugut, i freskët nga fitoret 4-0 ndaj Kilit dhe Bolivisë.

Barazimi 2-2 ndaj Irlandës dhe fitorja 3-0 ndaj Burkina Fasos në një miqësore nuk i mjaftuan Belgjikës për të mbrojtur rekordin që zgjati që nga tetori 2018, kur kaloi Francën në krye të klasifikimit. Kështu, në krye të renditjes është tashmë Brazili, 5 herë kampion i botës: Selecao është në vendin e parë me 1833 pikë kundrejt 1827 të Lukakut dhe shokëve të tij. E treta e pozicionuar është Franca (1790), e katërta Argjentina (1765) dhe e pesta, përpara Italisë që e mundi në finalen e Euro 2020, është Anglia (1762). Meksika gjithashtu hyn në dhjetëshen e parë, duke fituar dy pozicione për të arritur në vendin e 9-të, ndërsa Danimarka zbret në vendin e 11-të.

RENDITJA E 10 VENDEVE TË PARA:

1. Brazil 1832.69 pikë

2. Belgjikë 1827 pikë

3. Francë 1789.85 pikë

4. Argjentinë 1765.13 pikë

5. Angli 1761.71 pikë

6. Itali 1723.31 punti

7. Spanjë 1709.19 pikë

8. Portugali 1674.78 pikë

9. Meksikë 1658.82 pikë

10. Holandë 1658.66 pikë

66. Shqipëria 1371.86 pikë

RENDITJA FIFA

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI