Flash

Shorti i Botërorit, vendosen 4 vazot: CR7 në të parën me Neymar e Messin

Lapsi.al 31 March 2022
Shorti i Botërorit, vendosen 4 vazot: CR7 në të parën me
FIFA ka zgjedhur kokat e grupeve të shortit për Kupën e Botës në Katar, ende jo të zyrtarizuara, por të sigurta, pasi vendosen në bazë të renditjes. Pra, së bashku me Katarin, të vendosur në Grupin A, duke qenë vendi mikpritëse (dhe sipas traditës), në vazon 1 do të jenë Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja dhe Portugalia. Në vazon e dytë të shortit do të jenë Gjermania, Holanda, Danimarka, Kroacia, Zvicra, Uruguai, Meksika dhe SHBA. Tre X-et që përfaqësojnë ekipet kombëtare që do të dalin nga play-off e qershorit (Uellsi, Skocia ose Ukraina; Kosta Rika ose Zelanda e Re; Peruja, Australia ose Emiratet e Bashkuara Arabe) do të vendosen në vazon 4, atë teorikisht me ekipet më të dobëta. Megjithatë, në short do të jetë e sigurtë që nëse tashmë janë dy kombëtare evropiane në të njëjtin grup, skuadra që do të triumfojë mes Uellsit, Skocisë dhe Ukrainës nuk do të përfshihet në atë grup.
VAZO E PARË — Katar, Brazil, Argjentinë, Francë, Portugali, Spanjë, Angli, Belgjikë. VAZO E DYTË — Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Uruguai, Kroaci, Shtetet e Bashkuara. VAZO E TRETË — Japonia, Serbia, Polonia, Koreja e Jugut, Maroku, Tunizia, Senegali, Irani. VAZO E KATËRT — Kamerun, Kanada, Arabinë Saudite, Gana, Ekuador (Skoci / Ukrainë-Uells, Kosta Rika-Zelanda e Re, Peru-Australi / Emiratet e Bashkuara Arabe).

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI