Flash

Fanellat me numërim, Nike nuk prodhon më për Chelsea: klubi i detyruar të reklamojë sponsorët që e braktisën

Lapsi.al 31 March 2022
Fanellat me numërim, Nike nuk prodhon më për Chelsea: klubi i

Chelsea do të vazhdojë të tregojë në fanellë sponsorët, edhe atë që u largua nga klubi. Arsyeja? Nike nuk është e autorizuar të furnizojë komplete të reja. Ideja për të mbuluar logon me shirit ngjitës ose bojë llak u refuzua. Shoqëria Blues, pas pushtimit të Ukrainës nga rusët, u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet e ngushta të pronarit Roman Abramovich me Vladimir Putin. Sponsori "Three", në këtë pikë, njoftoi se do të pezullonte kontratën e tyre vjetore prej 40 milionë stërlina me klubin, por edhe Hyundai, një sponsor që shfaqet te mëngët, njoftoi gjithashtu se do të pezullonte partneritetin e tij komercial me ekipin londinez.

“Three” dhe Hyundai prishën marrëveshjen, por operatori i telefonisë celulare kërkoi edhe heqjen e markës nga uniformat. Megjithatë, lojtarët do të vazhdojnë të shfaqin logon në fanellat e tyre. Kërkesa e sponsorit nuk doli të ishte aq e thjeshtë. Sipas kushteve të licencës speciale të miratuar nga qeveria, furnizuesi i uniformave Nike nuk është i autorizuar të furnizojë fanella të reja.

Lojtarët e Chelseat kanë veshur fanellat me markën 'Three' në katër ndeshjet e tyre edhe pas sanksionit dhe klubi u përpoq të zgjidhte ngërçin gjatë pauzës së kombëtareve, por asgjë nuk mund të bëhej. Shoqëria londineze kishte propozuar përdorimin e sprajit për të mbuluar logon, por ideja u refuzua si shumë e çrregullt. Prandaj u konsiderua përdorimi i shiritit ngjitës, por edhe ky propozim u refuzua sepse një shtresë shumë e hollë do të ishte transparente dhe për këtë arsye e padobishme, ndërsa një shirit i trashë do t'i kishte bërë fanellat shumë të rënda dhe potencialisht të pakëndshme për lojtarët.

Të gjitha zgjidhjet, kështu, janë hedhur poshtë dhe qeveria refuzon të heqë dorë dhe të lejojë Nike të furnizojë fanella të reja. Chelsea në këtë mënyrë do të veshë uniformën e tyre të zakonshme dhe do të tregojë të gjithë sponsorët, madje edhe ata që kanë braktisur klubin. Situata mund të ndryshojë nëse përfundon shitja e klubit, gjë që do t'i mundësonte qeverisë të heqë licencën speciale. Por me ardhjen e pronarëve të rinj, sponsorët mund të rivlerësojnë partneritetin e tyre me Blues.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI