Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

“Fyerje raciste, hedhje objektesh e lazer”: Egjipti denoncon Senegalin, FIFA nis hetimin

Lapsi.al 31 March 2022
“Fyerje raciste, hedhje objektesh e lazer”: Egjipti denoncon

FIFA ka nisur një hetim për ndeshjen mes Egjiptit dhe Senegalit. Dy kombëtaret afrikane dolën në fushë në orët e kaluara për play off-in e Botërorit Katar 2022. Sadio Mané dhe shokët e tij fituan 3-1 me penallti duke siguruar një vend në Katar, por në përfundim të sfidës nuk kanë munguar polemikat. Egjiptianët, në fakt, kanë bërë një denoncim kundër Senegalit për trajtimin e marrë në Dakar.

Në ankimim thuhet se lojtarët kanë marrë fyerje raciste, por jo vetëm kaq. Tifozët kanë sulmuar autobusin e Egjiptit, por kanë hedhur edhe sende në drejtim të lojtarëve gjatë nxemjes dhe pas ndeshjes. Për më tepër, gjatë penalltive, lojtarët janë verbuar nga lazerët jeshilë të drejtuar ndaj tyre.

Federata egjiptiane ka konfirmuar denoncimin në një shënim zyrtar: “Ekipi ynë i është nënshtruar fyerjeve raciste, madje edhe me pankarta, veçanërisht kundër Mohamed Salah. Më tej, lojtarët tanë u terrorizuan nga tifozët senegalezë, të cilët hodhën drejt tyre shishe dhe gurë teksa po kryenin nxemjen para ndeshjes. Me mbërritjen në stadium, autobusi ynë u sulmua. Të shumtë xhamat që u thyen dhe që shkaktuan plagë. Gjithçka është e dokumentuar me foto dhe video që i kemi bashkangjitur denoncimit”.

FIFA, përmes një njoftimi për shtyp, njoftoi se kishte nisur një hetim dhe premtoi se do të shqyrtonte raportet e ndeshjes përpara se të vendoste për hapat e ardhshëm: "FIFA aktualisht është duke analizuar raportet zyrtare të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës FIFA mes Senegalit dhe Egjiptit. Informacioni përkatës që përmban procesverbali i ndeshjes do të vlerësohet nga organet kompetente disiplinore përpara se të vendoset për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren”.

Për cështjen ka ndërhyrë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Senegalit, Augustin Sengho, i cili është edhe nënkryetar i konfederatës afrikane të futbollit: “Natyrisht që isha në stadium, por nuk pashë asnjë objekt të hedhur nga tribuna kundër egjiptianëve. E nëse lazerët janë përdorur vërtet, kjo është hera e parë që ndodh në Senegal, e kundërta me atë që ndodh në Egjipt. Megjithatë, tani presim rezultatet e hetimit për atë që ka ndodhur”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI