Flash

Taipi e Hoxhallari barazojnë me shtylla, Kukësi e Tirana ndajnë pikët në një ndeshje të 'lodhur'

Lapsi.al 2 April 2022
Taipi e Hoxhallari barazojnë me shtylla, Kukësi e Tirana ndajnë

Shkon në 6 ndeshje radhazi seria pa humbje e Tiranës, me Shehin që i besoi një 3-5-2 që kurseu rreziqet në prapavijë, por nuk është se i dha dorë të madhe të tijve për të krijuar panik në zonën kuksiane. Tekniku gjithësesi mund të buzqeshë me stabilitetin 'zviceran' të skuadrës së tij, që ka siguruar 20 pikë në cdo fazë loje, një garanci për titullin kampion. Ka përfunduar pa gola 0-0 në stadiumin “Arena Egnatia”, supersfida Kukësi-Tirana, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore. Longo, akoma pa Shkurtaj, e me Collarin në portë, rrezikon të ketë tani pas shpine Vllazninë.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë goditje në portë e mes një goditje me kokë të Tolit në minutën e 6 dhe asaj të dënimit të Gjelbrim Taipit tre minuta më pas, rasti i parë i vërtetë u regjistrua pas gjysëm ore lojë dhe ishte po mesfushori i Kukësit që i dha emocion një ndeshje të shuar, kur kërkoi të befasojë me një goditje të menjëhershme në zonë, por topi përfundoi larg kuadratit.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër, por nuk është se skuadrat bënë cudi, e nuk e bëri madje as aktivizimi i Xhixhës, apo Milunovic në krahun tjetër. Në minutën e 57′ Tirana pretendoi për penallti, ku pas një goditje me kokë nga De Silva, topi përfundoi në dorën e mbrojtësit të Kukësit, për Hamiti nuk mendoi se ishin ekstremet për 11 metërsh. Edhe shtyllat ishin në barazim këtë ndeshje, me Taipin në të 66 dhe Hoxhallarin 11 minuta më pas.

Me këtë barazim Kukësi renditet në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve, por rrezikojnë tashmë të kenë pas shpine Vllazninë e Partizanin në rast se do të fitojnë ndeshjet e tyre. Ndërkohë, Tirana

shkon në kuotën e 60 pikëve, +14 nga Laçi, i cili ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, por me këtë mesatare prej 20 pikësh për cdo fazë mund të rrinë të qetë për titullin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI