Gjithçka e konfirmuar: Interi mund t'i besojë mesfushën Brozovic në sfidën titull kundër Juventus. Kroati është stërvitur me grupin, duke shmangur vetëm ndeshjen e kontrollit për të mos rrezikuar: gjendja e tij është sidoqoftë e mirë dhe nuk priten surpriza negative në kuadër të udhëtimit të së dielës në mbrëmje në Torino. Ende për tu konfirmuar, ndërkohë, prezenca e De Vrij, i cili, gjithsesi, në hipotezën më të mirë do të ishte i destinuar ta niste nga pankina. Për holandezin, që sot ka kryer punë të personalizuar, është parashikuar edhe testi vendimtar: nëse konfirmohet ecuria e 48 orëve të fundit, ai do të bëhet pjesë e listës së skuadrës. Formacioni në këtë pikë është "i kryer": vëmendje edhe për Gosens, xholi që Inzaghi mund ta luajë në Stadium.
Me grupin më në fund të kompletuar, do të jenë vigjilja e sfidës që do të zgjidhë pikëpyetjet e mbetura në lidhje me njëmbëdhjetëshen startuese që Inzaghi do të hedhë në fushë kundër bardhezinjve. Në realitet, nuk ka balotazhe të mëdha që ta vënë në dyshim teknikun: në mbrojtje do të jetë radha e D'Ambrosio për të zëvendësuar de De Vrj, ndërsa Dumfries në të djathtë dhe Perisic në të majtë konfirmohen në krahë, edhe pse një shans mund ta ketë edhe Gossens, gjendja e të cilit është gjithmonë e më e mirë. Me Brozovic në mesfushë, Calhanoglu rikthehet në rolin e tij si i brendshëm, duke formuar repart me Barella. Përpara, sidoqoftë, Lautaro dhe Dzeko, ndërsa Sanchez dhe Correa, të cilët janë rikthyer nga ndeshjet me kombëtaret, janë të destinuar për pankinën.