Flash

"Nuk kemi pse bëjmë shkencë, disa lojtarë janë dhe me agjërim" Shehi justifikon barazimin e 'vakët' me Kukësin

Lapsi.al 2 April 2022
"Nuk kemi pse bëjmë shkencë, disa lojtarë janë dhe

"Ishim ndeshje që donim ta kishim në ekuilibër. Ndoshta mund të bënim më mirë. Ishim me rreshtim ndryshe prej dëmtimit të Xhixhës. Që të luash non stop në sulm, ka të bëjë dhe orari dhe ambienti. Është një ndeshje e interpretuar mirë në vazhdën e ndeshjeve të tjera". Orges Shehi tregon qetësi pas barazimit 0-0 me Kukësin, duke zbuluar se dëshironte që ndeshja të shkonte kështu. "Është i rëndësishëm edhe motivi, kur shkon në këtë distancë luftën e ke me veten. Motivimi nuk ka munguar. Duhen edhe 9 ndeshje nga fundi, nuk kemi pse bëjmë shkencë. Dua një skuadër në ekulibër, skuadër kompakte që kundërshtari mos na rrezikojë kurrë".

Spektakli nuk është ai që tekniku i Tiranës kërkon në këtë pikë të kampionatit. Jo vetëm që lodhja ka bërë të sajën, por edhe muaji i Ramazanit ka nisur: "Duhet orar dhe kushte të përshtatshme. Kishim shumë kohë që nuk luanim në këtë orë. Nuk mund të kërkojmë spektakël, disa lojtarë janë dhe me agjërim. Duhet të luanim pak më vonë, fushat asnjanëse i bëjnë konfuz tifozët. Do të qe më mirë të luanim me tifozë, qoftë edhe kundërshtarë, i japin tjetër atmosfertë. Do të preferoja stadiumin plot, edhe pse në fushë kundërshtare".

Shehi vazhdon me matematikën, edhe pse e ka të qartë se tani është thjesht cështje bestytnie dhe modestie: "Janë 27 pikë në lojë, nuk e kemi siguruar, do të sigurojmë kampionatin tonë, më pas do të provojmë elementët e rinj, pa prishur ekuilibrat. Duhet të jemi të fokusuar vetëm tek vetja jonë, te asnjë kundërshtar tjetër", e mbylli tekniku bardheblu.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI