Flash

Belgjika, Martinez trondit merkaton: "Lukaku në shtator do të luajë në një tjetër klub"

Lapsi.al 3 April 2022
Belgjika, Martinez trondit merkaton: "Lukaku në shtator do të

Kanë mbetur edhe shtatë muaj deri në Kupën e Botës, por pres që disa lojtarë të ndryshojnë klub gjatë verës dhe që në shtator të përjetojnë momente ndryshe nga këto aktuale dhe po i referohem veçanërisht Lukakut dhe Hazardit”. Pak muaj nga Botërori në Katar, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez nuk e fshehu shqetësimin e tij për periudhën e krizës së sulmuesit të Chelsea dhe, në një intervistë për ‘Sun’, ai zbuloi se pret lajme të rëndësishme për të ardhmen e Lukakut në verë.

Fati i ish-sulmuesit të Interit, i cili nuk është integruar në futbollin e Tuchel, nuk ka shënuar në kampionat që nga fundi i dhjetorit dhe nuk ka luajtur asnjëherë si titullar që nga shkurti, është i gjithi për t'u shkruar: për të mbërritur në Katar me një gjendje fizike e mendore shumë ndryshe nga ajo aktuale, Big Rom mund të ndryshojë klub në verë.

Ose të paktën kjo është dëshira e trajnerit të tij Martinez, por lamtumira e Lukakut me Blues, një skenar aktualisht i pamundur duke pasur parasysh penalitetet e vendosura ndaj Chelseat nga qeveria angleze, do të vështirësohej sidoqoftë edhe nga paga e lartë dhe shuma e paguar nga Kampionët e Evropës për ta rrëmbyer nga Interi verën e kaluar (113 milionë euro).

Kjo është arsyeja pse ka shumë pak pretendues të mundshëm për të blerë kartonin e sulmuesit belg: sipas Express, përveç rikthimit të mundshëm dhe romantik te Inter (“Do të kthehem një ditë” tha në një intervistë të fundit), Lukaku i intereson edhe PSG-së dhe Realit, të cilët megjithatë kanë synime të tjera në krye të listës. Në lojë mund të përfshihet edhe Bayern në rast të largimit të Lewandowskit. Në Angli, ndërkohë, më i interesuari është Arsenal.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI