Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Kartoni i kuq tërbon presidentin e Empolit: sherr me dizenjatorin e arbitrave në tribunën e "Franchi"

Lapsi.al 3 April 2022
Kartoni i kuq tërbon presidentin e Empolit: sherr me dizenjatorin e

Zemërimi i Empolit në Firence pas përjashtimit të Lupertos nuk ka kufi. Mbrojtësi i toskanëve mori kartonin e dytë të verdhë për një faull ndaj Gonzalez dhe presidenti Fabrizio Corsi nuk ka hezituar të ngrihet nga vendi ku ishte ulur në tribunë për të shkuar direkt te dizenjatori i arbitrave Gianluca Rocchi (i cili ishte në Franchi për të parë ndeshjen kundër Fiorentinës), për të protestuar gjallërisht ndaj vendimit të arbitrit Massimi.

Ndoshta jo aq për faullin e dytë, por për të parën që sanksionoi mbrojtësin mik (në pjesën e parë ndërhyrja ndaj Cabral para pankinës mike), që shkaktoi jo pak polemika në fushë. Imazhet e kapura edhe nga televizionet, me Rocchin që përpiqej t'i shpjegonte presidentit të Empolit vendimin e marrë në fushë nga arbitri. Kur ndeshja rifilloi, Fiorentina kaloi menjëherë përpara me një goditje me kokë të Gonzalez.

ANDREAZZOLI KUNDËR ARBITRIMIT TË NDESHJES

I ashpër komenti i Aurelio Andreazzolit kundër arbitrit në fund të ndeshjes së humbur ndaj Fiorentinës. “Janë forcat dhe faktet në fushë që vendosin – shpjegoi trajneri i Empolit –. Kartoni i parë i verdhë i Lupertos ishte vendimtar, isha dy metra larg dhe e pashë shumë mirë. Faulli ndoshta ishte në të kundërt, aty ishte edhe arbitri i katërt dhe mu duk i mendimit tim edhe pse nuk mund ta thoshte. Kjo situatë ka ndikuar shumë në lojë, të luash me dhjetë lojtarë kundër kësaj skuadre është e vështirë”. “I kuptoj gabimet, jam i pari që i kam bërë. Por në çdo profesion ndjeshmëria nuk mund të mungojë, ata që nuk e kanë më mirë të ndryshojnë profesion. Arbitrimi është i vështirë, por ndjeshmëria nuk mund të mungojë, përndryshe gjërat nuk funksionojnë – shtoi ai. Nuk e kuptoj pse duhet të fishkëllesh fundin e lojës 5 sekonda më parë, rivënien anësore të paktën ta bëjë të linte...".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI