Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Në Paris askush nuk e do Sergio Ramos: kthehet në fushë, tifozët e fishkëllejnë në çdo prekje topi

Lapsi.al 4 April 2022
Në Paris askush nuk e do Sergio Ramos: kthehet në fushë,

Sergio Ramos rikthehet në fushë në Paris, por është pritur në mënyrë armiqësore nga tifozët e PSG-së. Spanjolli u transferua në Francë nga Real Madrid verën e kaluar me parametër zero, por përvoja e tij në Paris, deri më tani, nuk ka shkuar aq mirë. Lojtari pësoi një sërë dëmtimesh, të cilat e penguan të luante rregullisht. Me pak fjalë, një fantazmë që u shfaq në fushë kundër Lorient orët e fundit.

Paraqitja e pestë me fanellën e PSG-së për mbrojtësin spanjoll në kampionat. Me shumë mundësi, shumë pak për tifozët e klubit të Ligue 1, të cilët e pritën armiqësisht në Parc des Princes. Ish-ylli i Real Madrid hyri në fushë në minutën e 72 për të zëvendësuar Marquinhos. Hyrja e tij në fushë u prit me një kor fishkëllimash dhe spanjolli u detyrua t'i dëgjonte sa herë që prekte topin.

FISHKËLLIMAT PËR RAMOS, MENDIMI I POCHETTINOS

Mauricio Pochettino, i pyetur pas ndeshjes për këtë temë, rrëfeu se ishte i befasuar nga sulmet e tifozëve ndaj Ramos dhe tha se mbrojtësi meriton respekt. Sipas trajnerit, megjithatë, sjellja e tifozëve rrjedh nga zhgënjimi i eleminimit nga Champions League: “Fishkëllimat për Sergio Ramos? Të gjithë jemi të prekur, mendoj se është zhgënjimi i tifozëve për rezultatin e Champions League, nuk mendoj se i drejtohen atij direkt. Ai është një kampion i madh, meriton respekt si të gjithë lojtarët e PSG-së”.

Ramos ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha kompeticionet për PSG-në këtë sezon, aq sa shtypi francez sugjeroi se kontrata e tij fitimprurëse mund të ndërpritet në fund të sezonit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI