Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Shakhtar kthehet në fushë, kundër luftës: miqësore bamirësie me Lazion, të ardhurat për Ukrainën

Lapsi.al 4 April 2022
Shakhtar kthehet në fushë, kundër luftës: miqësore

Shakhtar Donetsk ka njoftuar një seri miqësoresh në Europë në muajt e ardhshëm, të ardhurat e të cilave do të dhurohen tërësisht për bamirësi për popullin ukrainas të rraskapitur nga lufta me Rusinë. Mes kundërshtarëve të skuadrës ukrainse është edhe Lazio. Skuadra e trajnerit De Zerbi do të zbresë në fushë më 13 prill ndaj Besiktas, më pas më 19 do të luajë kundër Fenerbahçes. Datat e ndeshjeve me bardhekaltrit, Sevilla, Hajduk Split dhe PSG ende nuk janë bërë të ditura.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Shakhtar Darijo Srna në mikrofonat e Ukraina 24 Tv Channel: "Siç tha presidenti ynë Rinat Akhmetov, do të vijë koha kur ne do të rindërtojmë Ukrainën dhe do të investojmë të gjitha aftësitë dhe mjetet tona në mënyrë që Ukraina të rimëkëmbet dhe të bëhet një vend i fortë dhe i begatë. Jam plotësisht dakord me këtë dhe jam gjithashtu i sigurt se do të jetë kështu", përfundoi ish-futbollisti i kombëtares kroate.

Një iniciativë të ngjashme ndërmori edhe Dinamo e Kievit pak ditë më parë, me klubin që njoftoi një sërë miqësoresh ndërkombëtare kundër Borussia Dortmund (Gjermani), Paris Saint-Germain (Francë), Steaua Bukuresht (Rumani), Legia Varshavë (Poloni), Barcelonë ( Spanjë), Milan (Itali), Benfica (Portugali), Ajax (Holandë), Sporting Lisbonës (Portugali) dhe Bazel (Zvicër).

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI