Flash

Partizani, Europa më pranë falë një penalltie: 2-1 ndaj një Laçi në kaos

Lapsi.al 4 April 2022
Partizani, Europa më pranë falë një penalltie: 2-1 ndaj

Motivi i Partizanit për të arritur një vend në Europë ndoshta ka qenë më nxitës se një pozitë e konsoliduar e Lacit në vendin e dytë, pavarësisht se asgjë nuk po shkon mirë për kurbinasit prej 6 ndeshjesh radhazi në kampionat. Të kuqtë kanë mposhtur 2-1 Laçin duke ringjallur shpresat për një vend në Europë, edhe nëpërmjet kampionatit, duke qenë vetëm 6 pikë larg zonës që të siguron pjesëmarrjen në aktivitete ndërkombëtare.

Bardhezinjtë e Josës, edhe me peshën e mesjavës së Kupës, kanë ndjerë lodhjen, edhe pse në fakt planet e kurbinasve u prishën edhe nga goli i shpejtë i Bitrit, që e lejoi formacionin kryeqytetas të përdorë më pas kundërsulmin. Kështu, një skuadër e tërhequr, në tentativë për të goditur në rastin më të mirë të mundshëm e bëri një ndeshje jo ekzaktësisht zbavitëse. E ndihmuar kjo edhe nga një kundërshtar, që nuk bëri shumë për të ndryshuar fatet e lojës, të paktën në pjesën e parë.

E dyta premtonte shumë, me mënyrën si bardhezijtë sulmuan kokëulur, duke gjetur edhe barazimin me Adeleke. Ky ishte momenti më i mirë për Lacin, që mund të kishte shënuar edhe golin e dytë, por përkundrazi u dënuan në minutën e 57’ nga një episod fatkeq. Velkovski në vend të topit goditi këmbën e Skukës dhe Cjapi akordoi penallti, të shndërruar në gol nga vetë Skuka. Rikthimi në avantazh mjaftoi për ti siguruar tre pikët Mehmetit, skuadra e të cilit pati merita se u mbrojt me kujdes, duke iu ngjitur tashmë Vllaznisë së vendit të katërt vetëm një pikë larg.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI