Flash

Sot Champions League/ Sfidat paralele të Guardiola dhe Klopp

Lapsi.al 5 April 2022
Sot Champions League/ Sfidat paralele të Guardiola dhe Klopp

Të ndarë nga një pikë e vetme në kampionat dhe të pritur nga një përplasje direkte elektrizuese të dielën pasdite, Manchester City dhe Liverpool prezantohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve si favoritë të mëdhenj, por në të njëjtën kohë të vetëdijshëm se nuk duhet të nënvlerësojnë kundërshtarët e tyre respektivë. Guardiola duhet të përballet me Atletico Madrid të Cholo Simeones, që eleminoi kushërinjtë e United në 1/8 dhe që në Liga ka një seri të hapur prej 6 fitoresh radhazi; nga ana tjetër, Klopp do të përballet me Benfikën e Nelson Verissimos, që në kampionat ka vuajtur për të mbajtur ritmin e Portos, por që eleminoi Ajax në 1/8 ndoshta më spektakolare nga të gjithë.

Për ndeshjen e Etihad Stadium, trajneri katalanas do të duhet të heqë dorë nga një pedinë e rëndësishme si Ruben Dias, i dëmtuar, por ai do të jetë në gjendje të besojë në emrat e zakonshëm të mëdhenj në mesfushë dhe sulm: 4-3-3 i Pep duhet në fakt të përfshijnë Bernardo Silva, Rodri dhe De Bruyne në mesfushë, të gatshëm për të mbështetur valët sulmuese të Foden, Sterling dhe Mahrez. Objektivi numër një është, padyshim, të përpiqet të rigjejë finalen pas zhgënjimit të vitit të kaluar, me fantazmën e Chelsea që vazhdon të rri ende pezull, duke qenë se kushdo që duhet të fitojë mes tij dhe Simeones do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Blues dhe Real Madrid. Cholo e di se për të marrë më të mirën mbi autoblindën angleze duhet një arritje dhe për këtë mbështetet në një precedent të rëndësishëm: në vitin 2016, në fakt, "Colchoneros" mposhtën Bayernin e Guardiolës në gjysmëfinale, duke siguruar kalimin në finale që atëherë e humbi me penallti me Realin. Trajneri argjentinas duhet të bëjë pa të pezulluarin Carrasco dhe mund të insistojë për dyshen Griezmann-Joao Felix, ky i fundit autor i 6 golave në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Në ndeshjen tjerët, në fushë janë Reds, të cilët pas eleminimit të Interit në 1/8 do të përballen me një kundërshtar të fortë me prirje ultrasulmuese, i cili ka treguar të gjithë potencialin e tij ndaj Ajax. Dy ekspertë si Otamendi dhe Vertonghen në qendër të mbrojtjes, Weigl dhe ish-milanisti Taarabt në mesfushë, më pas treshja Everton-Gonçalo Ramos-Rafa Silva në mbështetje të xhevahirit Darwin Nuñez, tashmë 27 gola këtë sezon, pa dyshim më i prituri ndër luzitanianët. Nëse Verissimo duket se i ka të qarta idetë, disa dyshime mbeten për Klopp: Henderson duhet të fitojë një vend në mesfushë, në repart me Fabinhon dhe Thiago Alcantara, ndërsa përpara i vetmi i paprekshëm është Salah: për të mbështetur egjiptianin favoritët janë, për momentin, Diogo Jota. dhe Luis Diaz, edhe pse përvoja e Firminos dhe Mané mund të jetë nxitëse për trajnerin gjerman. Kushdo që fiton do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Bayern Munich dhe Villarreal.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI