Flash

"Jemi të dërrmuar, skuadra në ngërç": Plori ende pa fitore, i përmbysur nga 'ish-nxënësi' i tij

Lapsi.al 4 April 2022
"Jemi të dërrmuar, skuadra në ngërç": Plori

"Hasanin e kam pasur sportist që te moshat, ai është profesionist, ajo është puna e tij, profesioni tij”. Elvis Plori tregon sportivitetin e tij edhe pas humbjes 1-2 me Kastriotin, që e con në tre numrin e ndeshjeve pa sukses në pankinën e Vllaznisë, duke i dalë në mbrojtje shkodranit Edon Hasani që përmbysi kuqeblutë me dy gola për Kastriotin. Numri 1 i pankinës së Vllaznisë, ka pranuar momentin e vështirë të skuadrës, që pas largimit të Brdaric nuk është se po përmirësohet: “Të them të drejtën jemi në një situatë të vështirë dhe në këtë moment në stadiumin tonë, menduam se do bëjmë kthesën. Por të pësosh dy gola duke qenë në avantazh është goditje për të gjithë - tha Plori -. Mendoj se gabuam pasi u tërhoqëm pas golit të parë, patëm momente ku mund të dyfishonim me Arlicën por të them të drejtën pak bëmë para portës, pak goditje. U ndje edhe lodhja te lojtarët dhe u pa qartazi. Por them se edhe nga ana psikologjike janë të dërrmuar lojtarët".

Plori tërheq vëmendjen e tifozëve, që pritshmërinë e madhe që kanë nga skuadra e kanë shndërruar në një presion mbi lojtarët që po kondicionon performancat e tyre: "Ka presion nga i gjithë ambienti duke përfshirë tifozët që janë kërkues në drejtim të skuadrës, po ashtu edhe skuadra se kur ndërton një skuadër me këto synime e del jashtë objektivave, merr goditje. Skuadra ka ngërç nga ana psikologjike, por duhet të mendojmë pozitivisht, skuadra e ndjen nga ana psikologjike mungesën e rezultateve".

E megjithatë, Vllaznia është ende me shanset për ti dhënë kuptim sezonit: "Jemi ende në lojë, kemi ndeshje për të dalë në finale të Kupës. Duhet të gjejmë forca të ngrihemi se është moment delikat se nuk duhet të mendojmë negativisht. Duhet të jemi pozitiv, loja e futbollit i ka këto. Duhet të analizojmë mirë këtë ndeshje dhe ngremë lojtarët nga ana psikologjike", përfundoi Plori.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI