Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Guardiola ironik, por nuk e ka me Bayern: "Në Champions përdor taktika idiote. Me Atleticon do të luajmë me 12 lojtarë"

Lapsi.al 5 April 2022
Guardiola ironik, por nuk e ka me Bayern: "Në Champions përdor

Vigjilje e Ligës së Kampionëve për Pep Guardiolën dhe Manchester City e tij, që pritet nga ndeshja e parë çerekfinale kundër Atletico Madrid. Trajneri katalanas ka përdorur sarkazmën për t'iu përgjigjur kritikëve të tij. “Në Champions League gjithmonë mendoj shumë. Unë mendoj shumë. Absolutisht - tha ai në konferencën për shtyp - Prandaj kam pasur rezultate të mira. Më pëlqen të mendoj shumë dhe të krijoj taktika idiote. Unë jam duke marrë frymëzim dhe sonte do të ketë taktika të jashtëzakonshme. Do të luajmë me 12 lojtarë”.

Pep bëhet serioz kur bëhet fjalë për ëndrrën e Champions League. "Është padyshim një objektiv, është një kompeticion që duam ta fitojmë. Kush e di nëse do ta arrijmë, tani për tani mund t'u premtojmë tifozëve tanë dhe klubit se do të bëjmë më të mirën. Ne vërtet duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve."

Trajneri katalanas mbron stilin e lojës së Simeones: "Ka një besim të munguar në lojën e Atletikos. Simeone ofron një futboll më sulmues sesa besojnë njerëzit. Ai nuk dëshiron të rrezikojë në fazën e ndërtimit, por ka cilësi të madhe në ¾ e fushës. Ai është një ekip shumë konkurrues, i cili gjithmonë di se çfarë të bëjë dhe si të lëvizë saktësisht në fushë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI