Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Inter, Zhang festë në dhomat e zhveshjes në Stadium: me Inzaghin raporti i blinduar

Lapsi.al 5 April 2022
Inter, Zhang festë në dhomat e zhveshjes në Stadium: me Inzaghin

Steven Zhang ishte rikthyer në Itali në janar për Superkupën e Italisë, të cilën më pas e fitoi kundër Juventusit dhe gjithmonë një ndeshje kundër bardhezinjve po e bind që të mos kthehet në Kinë para fundit të sezonit. Presidenti i Interit qëndroi gjithë muajin janar edhe për operacionet e transfertave me synimin për t'u kthyer në shtëpi menjëherë më pas, por pastaj kaloi shkurti, me të edhe marsi dhe ndeshjet e Champions League (ai shkoi në Anfield) dhe tani ka mundësi që të qëndrojë në Milano deri në fund të kampionatit. Efekti është i suksesit në Stadium, lidhja me ekipin dhe marrëdhënia me Simone Inzaghin.

Menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë në Stadium, Zhang ka zbritur në dhomat e zhveshjes për të uruar ekipin e tij, por ka pësuar një... kundërsulm. Sapo ka kaluar derën, në fakt është pushtuar nga festa e lojtarëve, të cilët e kanë përqafuar dhe janë hedhur mbi të: presidenti e la veten të infektohej nga atmosfera, duke festuar edhe vetë dhe vetëm më pas shkoi të uronte Inzaghin.

Vlerësimi për trajnerin zikaltër, të cilit Zhang i pëlqen lojën sulmuese dhe proaktive, tregohet nga dëshira për të rinovuar kontratën e tij që skadon në vitin 2023. Një skenar që vlerësohet edhe nga trajneri, i cili megjithatë, siç shpjegohet pas ndeshjen me Juven, preferon të presë finalen e sezonit, për të hequr disa guralecë nga këpucët për kritikat, që vijnë nga jashtë Appianos, gjatë periudhës së fundit, por edhe për të mos e shkëputur vëmendjen nga ajo që do të jetë një sprint final emocionues.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI