Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Rusia bën një hap prapa: tërhiqet ankimimi në CAS kundër përjashtimit nga FIFA

Lapsi.al 5 April 2022
Rusia bën një hap prapa: tërhiqet ankimimi në CAS

Federata Ruse e Futbollit ka tërhequr ankesën e paraqitur më 30 mars në CAS, Gjykata e Arbitrazhit për Sportin, kundër përjashtimit nga Kupa e Botës, të vendosur nga FIFA pas pushtimit të Ukrainës. “Procedura do të mbyllet së shpejti”, bën të ditur CAS në një deklaratë. Rusia duhej të ishte përballur me Poloninë në gjysmëfinalen e play-off për të shkuar në Katar. Federata Ruse ka deklaruar se megjithatë do të mbajë apelin e paraqitur në UEFA, e cila ndaloi klubet ruse të vazhdonin pjesëmarrjen në garat kontinentale.

Në ankimimin e rusëve në CAS, përvec FIFA-s, përfshiheshin edhe Federatat e Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke. Më 18 mars, CAS hodhi poshtë kërkesën e Federatës Ruse të Futbollit për të pezulluar sanksionet e vendosura nga FIFA. Ndeshja kundër Polonisë ishte caktuar për 24 mars dhe fituesi do të ndeshej me fituesin mes Suedisë dhe Republikës Çeke.

Mbetet për tu stabilizuar, ndërkohë, kalendari për procedurën në lidhje me ankimimin kundër përjashtimit të ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse nga garat e UEFA-s. Për sa i përket sporteve të tjera, Federatat ruse kompetente kanë kërkuar që të anulohet pezullimi i miratuar ndërkombëtarisht në kanotazh, patinazh, regbi dhe gjimnastikë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI