Flash

Në Francë të bindur për rinovimin, Benzema nxit Mbappé: "Bashkë do të shënojmë trefishin e golave"

Lapsi.al 5 April 2022
Në Francë të bindur për rinovimin, Benzema nxit

Mbappé ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo jo te PSG. Por në Madrid janë të sigurt se ai do të vazhdojë të luajë për Real sezonin e ardhshëm, pavarësisht se tashmë është edhe një klub i tretë në hije. Në Francë, gjithashtu janë të bindur se sulmuesi do të rinovojë me PSG, por ndërkaq, Karim Benzema nxit mikun e tij Kylian të ndryshojë fanellë: “Së bashku do të shënonim trefishin e golave”.

"Në kombëtare - thotë sulmuesi i Realit për l'Equipe - luaj si në Madrid, me liri të madhe, prandaj ndihem i qetë. Është gjithashtu çështje përshtatje me shokët e skuadrës, gjëja kryesore për mua. Analizoj me saktësi lojën e secilit për të ditur se si lëviz në situata të ndryshme. Me Mbappé ka një mirëkuptim të madh sepse të dy e dimë se çfarë do të bëjë tjetri. Për shembull, të dyve na pëlqen të shkojmë në anën e majtë të fushës, por kurrë në të njëjtën kohë: njëri shkon drejt qendrës, tjetri në thellësi”.

Pyetjes nëse Mbappé mund të bëhet sulmuesi i tretë i Realit, Benzema konfirmon: "Po, e them shpesh këtë. Më pëlqen të luaj me të në ekipin kombëtar dhe do të doja ta kisha edhe në klub. Me të mund të shënojmë dyfishin nëse jo trefishin e golave". Një thirrje e përsëritur pas asaj të muajve të fundit, kur PSG, përmes drejtorit sportiv Leonardo, ngriti zërin duke kërkuar respekt nga Real Madrid. Megjithatë, që nga janari Mbappé ka qenë i lirë të diskutojë me klubet e tjera. E nuk është vetëm Real Madrid. Nën rrogoz, në këto muaj, po lëviz një klub i tretë i Premier League. Por Mbappé, siç e shpjegoi të dielën pas 5-1 ndaj Lorient, nuk e përjashton më as rinovimin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI