Flash

"Njoh trajnerin e duhur": batuta e merkatos e telefonata me Perez që ktheu Ancelottin te Real

Lapsi.al 6 April 2022
"Njoh trajnerin e duhur": batuta e merkatos e telefonata me Perez

Pavarësisht dominimit në La Liga, shtypi spanjoll raporton për një sërë reflektimesh që po zhvillohen nga Bordi drejtues për administrimin e Ancelottit, që lidhen me faktin se trajneri italian përdor kryesisht të njëjtët lojtarë mes kampionatit dhe Champions League. Nga këtu, lindin emrat e zëvendësuesve të mundshëm, nga ëndrra e parealizueshme e Klopp, tek Pochettino i PSG-së, me kuota në rënie, tek Loë deri në vitin e kaluar trajneri i Gjermanisë, te kandidati i fundit Tuchel i Chelsea. Me sa kuptohet, nëse ai fiton Ligën dhe luan një Champions League të mirë, atëherë Ancelotti do të vazhdojë të jetë trajner i Real Madridit.

Kjo përforcohet edhe në sfondin e mënyrës origjinale me të cilën Florentino Perez vendosi të thërrasë trajnerin italian në Madrid. Në maj, kur Ancelotti drejtonte Evertonin, ai telefonoi Jose Angel Sanchez, CEO-n e Real Madrid, të cilin e pyeti nëse ka ndonjë lojtar blancos të negociueshëm për të përforcuar Everton. Përgjigja e Josè Angel Sanchez: “Për momentin nuk mund të të ndihmoj, jemi pa trajner”. Fakti është se Allegri, i cili ishte në bisedime me Real Madridin, firmosi me Juventusin dhe Rauli, alternativa, nuk është plotësisht bindës.

Ancelotti i hedh batutën Josè Angel Sanchez duke sugjeruar se njeh trajnerin e duhur për Real Madrid. Me kërkesë të Drejtorit Ekzekutiv të Blancos, Ancelotti është vetënominuar, duke e bërë të kuptojë se mund të çlirohet nga kontrata që ende e lidhte me Everton. Josè Angel Sanchez i thotë Ancelottit se do të flasë menjëherë me Presidentin Perez. Kaluan vetëm disa minuta dhe presidenti Perez telefonoi Ancelottin për të kërkuar konfirmimin për disponueshmërinë e tij. Ancelotti, i habitur nga kjo shpejtësi në reagimin e menjëhershëm të Presidentit, i kërkoi Perezit që ta mendojë me qetësi dhe të flisnin të nesërmen. Të nesërmen, Presidenti Perez telefonoi Ancelottin dhe e njoftoi se ai do të ishte trajneri i ardhshëm i Real Madridit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI