Flash

"Viktimat në Bucha, manipulim mediatik": ambasadori i klubit të Brojas dorëhiqet pas postimit komplotist

Lapsi.al 6 April 2022
"Viktimat në Bucha, manipulim mediatik": ambasadori i klubit

Ish-sulmuesi anglez Matt Le Tissier, lavdia e Southampton, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i ambasadorit të klubit të Premier League pas polemikave të ngjallura për një postim në Twitter për viktimat e Bucha, në Ukrainë.

Ish-konsulenti 53-vjeçar i Sky News ri-postoi një postim në Twitter duke sugjeruar se qindra viktima civile, të gjetura në qytetin e pushtuar prej kohësh nga forcat ruse, ishin në fakt manipulime mediatike. Le Tissier, i cili shënoi 209 gola në 540 paraqitje për Southampton midis viteve 1986 dhe 2002, më pas e fshiu postimin në Twitter dhe shpjegoi se donte të denonconte "manipulimin mediatik", por nuk mbështeste "asnjë formë konflikti të armatosur".

Ish-lojtari tashmë kishte bërë bujë disa muaj më parë duke transmetuar mesazhe anti-vaksinimit gjatë pandemisë Covid-19, duke pretenduar veçanërisht, pa asnjë provë, se 15,000 njerëz në Evropë ishin vrarë nga vaksina. Sot, Le Tissier njoftoi se "kishte vendosur të dorëhiqej nga roli i ambasadorit të Southampton. Mendimet e mia - nënvizoi ai - janë të miat, si gjithmonë dhe është e rëndësishme të merret ky vendim sot për të shmangur çdo konfuzion".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI