Flash

Video/ Shikoni tentativën për të dëmtuar Luis Diaz nga tribuna: tifozi provon të godasë me shtizë

Lapsi.al 6 April 2022
Video/ Shikoni tentativën për të dëmtuar Luis Diaz nga
Ndeshja e parë çerekfinale në stadiumin Da Luz përfundoi me fitoren 1-3 të Liverpool përballë Benficas, por një episod i pakëndshëm rrezikoi të prishte festën e Reds. Luis Diaz në fakt ka festuar me shokët e skuadrës pas golit të shënuar, por një tifoz portugez ka tentuar ta godasë me një shtizë flamuri. Anglezët dominuan pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe arritën të shënojnë 0-2 në 45 minutat e para, falë golave të Konate dhe Mané. Në fillim të pjesës së dytë, Nunez rihapi lojën, por në fund Luis Diaz e mbylli ndeshjen duke shënuar golin e 1-3. Ish-sulmuesi i Portos shënoi kështu golin e parë për Liverpool në Champions League. Diaz u ndal për të festuar pikërisht pranë tifozëve të Benficas, por ndërsa shokët e tij të skuadrës e përqafuan, një tifoz kundërshtar hodhi një shtizë flamuri në drejtim të tij. Fatmirësisht kolumbiani nuk u godit, por nga pamjet duket se Keita, i cili po i afrohej autorit të golit, është prekur nga shkopi. Andy Robertson, pas ndeshjes, për mikrofonat e BT Sport, iu referua hedhjes së sendeve nga tribuna: “Më hodhën shumë çakmakë kur kryeja goditjet nga këndi, ndoshta do të reshtin së piri duhan. Por duhet të përpiqen të mos hedhin më objekte në fushë sepse mund të lëndojnë njerëzit. Për fat të mirë, askush nuk më goditi”. Trajneri Jurgen Klopp, në fund të ndeshjes, ka dashur të lavdërojë Diaz, autorin e golit të tretë por edhe të një asisti: “Ai është një lojtar fantastik, një lojtar i nivelit absolut. Dhe në këtë atmosferë, që për të ishte derbi, ai bëri shumë mirë. Mënyra si e përgatiti golin e dytë, por edhe golin e tretë ishte madhështore. Ai ishte gjithmonë një kërcënim, tani është një kënaqësi të punosh me të”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI