Flash

Fanella legjendare e golit me dorë të Maradonës në ankand: nis nga 5 milionë euro

Lapsi.al 6 April 2022
Fanella legjendare e golit me dorë të Maradonës në ankand:

“La mano de Dios” e Maradonës është bërë legjendare dhe sot, kushdo që dëshiron të zotërojë një pjesë të asaj magjie, mund ta blejë në ankand. Fanella që Pibe de Oro veshi kundër Anglisë në Botërorin 1986 në Meksikë, duke realizuar, përveç golit të famshëm me dorë, edhe një nga golat më ikonik në historinë e futbollit, kur dribloi të gjithë mbrojtjen kundërshtare, do të shitet në ankand në internet. Këtë e ka bërë të ditur shtëpia e famshme e ankandeve Sotheby's në Londër.

Për më shumë se 35 vjet, fanella numër 10 e kaltër e Argjentinës ishte në pronësi të ish-mesfushorit anglez Steve Hodge, i cili e ndërroi atë me Maradonën në fund të ndeshjes në stadiumin Azteca, e cila përfundoi 2-1 për Albicelesten. Fanella më vonë iu dhurua Muzeut Kombëtar të Futbollit të Mançesterit për t'u ekspozuar. Sotheby's, i cili nga ana e tij do ta shfaqë atë në selinë e tij në Londër, gjatë periudhës së shitjeve në internet (20 prill-4 maj), ka vendosur çmimin fillestar në katër milionë paund, ekuivalent me mbi pesë milionë euro.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI