Flash

Karim 'the dream' Benzema: kështu Real Madrid ëndërron kupën e 14 me 'veshë të mëdhenj'

Lapsi.al 7 April 2022
Karim 'the dream' Benzema: kështu Real Madrid ëndërron

Karim 'the dream': një ëndërr për Real Madrid që tani është kandidat për fitoren e Champions League, që do të ishte e katërmbëdhjeta në histori për Blancos. Ancelotti i detyrohet shumë Benzema, që po përjeton ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij. Gjithmonë ka shënuar shumë gola, por pas moshës 30-vjeçare ka arritur një maturi të jashtëzakonshme dhe është bërë edhe lider tërheqës i skuadrës. Gjithashtu edhe për shkak të largimit të Cristiano Ronaldos, sulmuesi francez ka marrë mbi supe peshën e presionit.

Nga PSG te Chelsea, një tjetër tregolësh për tu treguar dhe për tu mbajtur mend. I gjithë repertori i numrit 9: dy gola spektakolarë me kokë dhe një me dinakëri. Në zonën e penalltisë është dominues, praktikisht i pamarkueshëm, shembulli më i qartë ajo që i ndodhi Rudiger, Thiago Silvas, Kimpembe e Marquinos. I papërmbajtshëm, Benzema di gjithmonë të jetë në vendin e duhur dhe ka një mirëkuptim të jashtëzakonshëm me shokët e tij. Dy gola praktikisht të shpikura me kokë, por edhe dy topa perfekt nga Vinicius dhe Modric. Pastaj oportunizmi për të shfrytëzuar gabimin e Mendy. Në këtë pikë kupa me veshë të mëdhenj nuk është larg.

Meritë edhe e Ançelotit që e vendosi sërish në qendër të projektit dhe Benzema e falenderoi publikisht: “Një nga më të mirët”. Trajneri italian e ndërtoi skuadrën rreth tij dhe ai ia ktheu besimin. Jo vetëm gola, por edhe shumë lëvizje për të ndihmuar të tjerët. Francezi ndihmon në mbulim, mbështet, merr ekipin përpara dhe tregon rrugën. Është e katërmbëdhjeta në shënjestër, ajo që do të ishte e pesta personale për Karim the dream.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI