Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Super Benzema thyen tabunë Chelsea: Real sheh gjysmfinalen, Villareal trondit Bayern Mynih

Lapsi.al 6 April 2022
Video/ Super Benzema thyen tabunë Chelsea: Real sheh gjysmfinalen,

Spektakël i garantuar në të mërkurën e Champions League, me cerekfinalet që dhuruan tabu të thyera, rekorde e befasi. Real Madrid triumfon në Stamford Bridge, i udhëhequr nga një super Benzema (autor i një tregolëshi) që i dha fitoren e parë në histori Blancos përballë Chelsea, 1-3. Ancelotti e sheh veten pothuaj në gjysëmfinale, ndërsa Benzema me 11 gola në këtë edicion bëhet francezi që ka shënuar më shumë në një edicion të vetëm të kompeticionit. Eleminimi i Juventus nuk ishte një rastësi. Villareal trondit nga themelet Bayern Mynih, duke e mundur 1-0 me golin e Danjuma, por bavarezët duhet të falenderojnë VAR që anulloi golin e Coquelin.

CHELSEA 1-3 REAL MADRID

Rezultati 3-1, me të cilin skuadra e Ancelottit godet në Stamford Bridge, i projekton efektivisht Blancos mes katër më të mirëve. Karim Benzema, shënon një tre golësh në kalanë e Chelsea, duke i dhënë fitoren historike merengues dhe arritjen për rekord individuale. Golat e parë janë dy goditje të jashtëzakonshme me kokë, të krijuara nga klasi i Vinicius dhe ai peneli që përdor Modric në vend të këmbës së djathtë, i treti është një homazh i sjellshëm nga Mendy, në një mbrëmje për tu harruar.

Menjëherë skuadra e Ancelottit u duk më reaguese, më e gatshme. Sikur, pavarësisht Ligës së Kampionëve të fituar nga Blues vitin e kaluar, e njohin shumë më mirë cfarë duhet në këto ndeshje. Terrorin e fillimit për Ancelottin e krijoi Vinicius: braziliani kishte fushë të hapur në krahun e majtë dhe askush nuk kishte ritmin për ta mbajtur. Fillimisht “Vini” tronditi traversën, më pas shërbeu një krosim fantastim për goditjen me kokë të Benzema, për avantazhin 0-1. Cilësia e Madridit është turpërues për londinezët. Benzema u përsërit në krosimin e Modric, duke u konfirmuar një qendërsulmues fenomenal, me Christensen që mund vetëm ta shikonte në rastin e golit të dytë. Havertz u përgjigj në të njëjtën mënyrë, kur përdori krosin e mirë të Jorginhos në përpjekje për ta rihapur ndeshjen në fund të pjesës së parë, duke paraprirë Carvajal.

Mund të ishte episodi që kthen në nivel emocional inercinë e ndeshjes, pavarësisht epërsisë së Realit. Por ishte portieri i Blues, kaq i rëndësishëm në sezonin e kaluar të Champions League, që bëri gafën e madhe: një top i ngecur për Ruediger, i cili e bëri edhe më keq punën duke lejuar Benzema të fiksojë tregolëshin. Tuchel provoi me Lukakun, por belgu mund të shihet vetëm kur humbet mundësinë për 2-3, që të paktën do t'i kishte dhënë kuptim ndeshjes së kthimit.

VILLAREAL 1-0 BAYERN MYNIH

Në Estadio de La Ceramica, ndeshja e parë e çerekfinales së Ligës së Kampionëve shkon për Villarrealin, i cili mposhti Bayern Mynih 1-0. Vendasit kaluan përpara në minutën e 8 falë goditjes së Danjumës pas tentativës (të gabuar) të Parejos. Coquelin shpiku një gol të mrekullueshëm në minutën e 41, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje, duke shpëtuar gjermanët. Nëndetësja e Verdhë gati dyfishoi disa herë (shtyllë e Gerard Morenos) por nuk arriti të rrisë avantazhin. Pas gjashtë ditësh, kthimi.

Villarreali nuk ndalet. Pasi eliminoi Juventusin duke shkuar të fitonte 3-1 në Torino në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8, spanjollët vunë në vështirësi edhe Bayern, i cili pas gjashtë ditësh në Allianz do të duhet të punojë shumë për të përmbysur 0-1 e marrë sonte në Estadio de La Ceramica në ndeshjen e parë të cerekfinaleve. Një takim befasisht i dominuar nga Nëndetësja Verdha në pjesën e parë, kur shënoi me Danjuman pas 8 minutash dhe me gjermanët asnjëherë të rrezikshëm. Në pjesën e dytë, raste kishte nga të dyja palët, por më të bujshmet ishin ato që i takuan Gerard Morenos: shtyllë nga hyrja e zonës dhe topi i keqkalibruar nga mesi i fushës me portën bosh pas një rivenie të ngathët nga Neuer. Rezultat që në thelb i rri ngushtë skuadrës së Emery.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI