Flash

Befasi për firmën me Dybalan: Milan parakalon Inter, falë dëshirës së argjentinasit

Lapsi.al 7 April 2022
Befasi për firmën me Dybalan: Milan parakalon Inter, falë

Paulo Dybala në Milano, por jo tek Inter. Kushërinjtë e zikaltërve, Milan janë tani diçka më shumë se fantazi, por gjithësesi ende larg realitetit. Radiomercato, surprizisht, ka folur për preferencën e argjentinasit për skuadrën kuqezi, në rast të qëndrimit në Serie A. Corriere dello Sport raporton në fakt se Joya do të preferonte të shkonte në Milanello më shumë se të transferohej te Inter ku do të gjente sërish Marottën. Dybala sigurisht që do t'i shkonte për shtat skuadrës së Piolit, por ka një pengesë thuajse të pakapërcyeshme: pagesën. Të paktën dyfishi në krahasim me atë që Maldini ka vendosur si kufi pagash, pra maksimumi 4.5 milionë euro në vit. Një përjashtim mund të bëhet si me Ibrahimovic (7 milionë në sezon), por mund të dëmtojë ekuilibrin në dhomat e zhveshjes.

Zgjedhje për t'u vlerësuar në detaje, por ndërkohë fantazisti argjentinas i shkeli syrin Milanit. Dybala përmes menaxherëve të tij e ka bërë të qartë se është i gatshëm të flasë për këtë lëvizje dhe tani topi është në këmbët e Maldinit, Massaras dhe Gazidis. Pastaj do t'i takojë Elliott të thotë fjalën e fundit në nivelin ekonomik, sepse në planin teknik operacioni duket i padiskutueshëm. Numri 10 i Juventusit, me parametër zero, në fakt do të ishte një përforcim i madh për sulmin e Piolit, ndoshta dhurata e duhur për kualifikimin në Champions League, tashmë praktikisht e sigurt.

Interi është spostuar disi, por mbetet në dritare. Në ditët e fundit, Marotta ka folur disa herë me Antun, menaxherin e Dybalas, por i duhet të luftojë me arkat e zikaltërve që t'i dalin llogaritë. Edhe këtu negociatat nuk janë të lehta, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera. Alternativa për Joya është gjithmonë në kampionatet e tjera, për momentin prioritet, por duket se ka pak zgjidhje. I përbuzur në Spanjë nga Barcelona dhe Real Madrid, Premier League dhe PSG mbeten mundësitë e vetme. Në Angli është destinacioni më i akredituar, por edhe Manchester United e Tottenham po e mendojnë dhe presin kohë më të mira.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI