Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Uefa, aprovohet Fair Play i ri Financiar: defiçiti buxhetor rritet, si frymëmarrje për klubet

Lapsi.al 7 April 2022
Uefa, aprovohet Fair Play i ri Financiar: defiçiti buxhetor rritet, si

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi në mbledhjen e radhës Rregulloren e re të UEFA-s për Licencimin e Klubeve dhe Qëndrueshmërisë Financiare në mbledhjen e tij. Në fakt, Rregulloret janë reforma e parë e madhe e rregullave financiare të UEFA-s, nga momenti kur u prezantuan për herë të parë në vitin 2010, ndërsa do të hyjnë në fuqi në qershor të këtij viti. Si pjesë e planit të UEFA-s është zbatimi gradual gjatë tre viteve të ardhshme të Rregullores, për t’u dhënë klubeve kohën e nevojshme për t’u përshtatur.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin u shpreh: “Rregulloret e para financiare të UEFA-s, të prezantuara fillimisht në vitin 2010, i shërbyen qëllimit të saj kryesor. Ato ndihmuan në shmangien e rrezikut financiar që i kanosej futbollit evropian dhe revolucionarizuan mënyrën se si drejtohen klubet evropiane të futbollit. Megjithatë, evolucioni i industrisë së futbollit, krahas efekteve të pashmangshme financiare të pandemisë, ka treguar nevojën për reforma të shumta dhe rregulla të reja për qëndrueshmërinë financiare - tha numri 1 i qeverisë së futbollit europian -. UEFA ka punuar së bashku me partnerët e saj në të gjithë futbollin evropian për të zhvilluar këto masa të reja në mënyrë që të ndihmojë klubet të adresojnë këto sfida të reja. Këto rregullore do të na ndihmojnë të mbrojmë lojën dhe ta përgatisim atë për çdo goditje të mundshme në të ardhmen, duke inkurajuar investime racionale dhe duke ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për lojën”.

Nisur edhe nga vetë emri që kanë, nuk është surprizë fakti se objektivi kryesor i rregulloreve të reja është arritja e një qëndrueshmërie financiare. Kjo do të arrihen përmes tre shtyllave kryesore: aftësisë paguese, stabilitetit dhe kontrollit të kostos. Për aftësinë paguese, rregulli i ri i detyrimeve të prapambetura (për klubet e futbollit, punonjësit, autoritetet sociale/taksave dhe UEFA-s) do të sigurojë mbrojtje më të mirë të kreditorëve. Kontrollet do të kryhen çdo tremujor dhe do të ketë më pak tolerancë ndaj vonesave në pagesa.

Kërkesat e reja për të ardhurat e futbollit janë një evolucion i kërkesave ekzistuese të rentabilitetit dhe do të sjellin aftësi më të mëdha për financat e klubit. Për të lehtësuar zbatimin për klubet, përllogaritja e fitimeve nga futbolli është e ngjashme me llogaritjen e rezultatit të rentabilitetit. Ndërsa deficiti i pranueshëm është rritur nga 30 milionë euro gjatë tre viteve në 60 milionë euro gjatë tre viteve, kërkesat për të siguruar vlerën e drejtë të transaksioneve, për të përmirësuar bilancin e klubeve dhe për të reduktuar borxhet janë forcuar ndjeshëm.

Risia më e madhe në rregulloret e reja do të jetë futja e një rregulli të kostos së skuadrës për të sjellë kontroll më të mirë të shpenzimeve në lidhje me pagat e lojtarëve dhe kostot e transferimit. Rregullorja kufizon shpenzimet për pagat, transferimet dhe tarifat e agjentëve në 70% të të ardhurave të klubit. Vlerësimet do të kryhen në një afat të caktuar kohor dhe shkeljet do të përballen me ndëshkime financiare dhe masa sportive të paracaktuara.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI