Flash

Video/ Autogoli i Zappacosta i heq fitoren: Atalanta barazon në transfertë, Leipzig godet tre shtylla

Lapsi.al 7 April 2022
Video/ Autogoli i Zappacosta i heq fitoren: Atalanta barazon në

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League, Atalanta barazoi 1-1 me Leipzig dhe shtyu cështjen kualifikim për rikthimin në Bergamo. Në Red Bull Arena, në pjesën e parë Muriel (17') zhbllokoi ndeshjen me një magji, më pas tentativat e André Silva dhe Pasalic u përplasën në shtyllë. Në pjesën e dytë Musso grushtoi penalltinë e goditur nga André Silva, por në goditjen e këndit pasuese autogoli i Zappacostas (58') vendosi barazimin. Koopmeiners goditi një tjetër shtyllë dhe traversa ndaloi goditjen me kokë të Szoboszlait për një finale emocionuese.

Gjithcka nis nga goli i Muriel, që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17’ e nga ku Gasperini do të ndërtojë strategjinë e kthimit. Kolumbiani udhëhoqi sulmin duke dhënë kualitet, thellësi e ide manovrës. Mund të kishte dyfishuar edhe rezultatin para se të zëvendësohej nga Zapata në pjesën e dytë.

Lipzig u përgjigj me traversën e Andre Silva në të 24’, por portugezi gaboi penalltinë në minutën e 58’, duke u hipnotizuar nga Musso. Portieri ishte vendimtar edhe në goditjen me kokë të Orban, ndërsa bëri mrekullinë duke e devijuar në traversë goditjen e Szobolzai. U detyrua të dorëzohet vetëm në befasinë që i erdhi nga Zappacosta. Kështu, vetëm 1-1 në Leipzig, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League, me kthimin të enjten në orën 18.45 në Bergamo.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI