Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Roma denoncon, Bodoe përgjigjet: "Nuno Santos sulmoi me grushta Knutsen". Policia heton, tani radhën e ka Uefa

Lapsi.al 9 April 2022
Roma denoncon, Bodoe përgjigjet: "Nuno Santos sulmoi me grushta

Momente çmendurie në Norvegji në fund të ndeshjes mes Bodo/Glimt dhe Romës. Në dhomën e zhveshjes, sipas rikonstruksioneve, trajneri i portierit të verdhekuqve, Nuno Santos, është sulmuar dhe goditur me grusht nga trajneri i vendasve Knutsen. Norvegjezët janë kundërpërgjigjur duke denoncuar sjelljen e anëtarit të stafit teknik të verdhekuqve, duke përmbysur akuzat. Tani i takon UEFA-s të vlerësojë faktet dhe, nëse është e nevojshme, të marrë masa. Ndërkohë në fytyrën e portugezit të Romës vërehen shenja agresioni.

Bodo / Glimt është përgjigjur kështu: “Sjellja e Romës ishte një sulm fizik ndaj Knutsen dhe një sulm sistematik ndaj vlerave tona. Roma po bombardon mediat me të pavërteta, në përpjekje për të fshehur sjelljet josportive. Glimt e di se ka një video të incidentit, ku shihet sulmi ndaj Knutsen nga i teseruari i Romës. Klubi e ka këtë video. Kërkojmë që publiku të ketë akses në këtë video në pronësi të UEFA-s. Shkelja e dëshmuar e rregullave të lojës është kur trajneri i portierëve të Romës u pozicionua në mënyrë të paligjshme jashtë stafit teknik, nga ku vazhdimisht ngacmonte me fjalë dhe me gjeste Knutsen. Ne disa herë e kemi informuar arbitrin e katërt dhe delegatin. Ankesat nuk u dëgjuan dhe trajneri i portierëve të Romës mundi të vazhdonte sjelljen e tij pa pengesa”.

I pari që denoncoi faktet ishte kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini: "Ajo që ndodhi këtu sonte është një turp. Trajneri i tyre sulmoi trajnerin tonë të portierëve dhe kjo është e turpshme. Në kthim duam ta dërgojmë Bodoe në shtëpi edhe për atë që ata bëjnë jashtë fushës". Rindërtimi i detajuar i ngjarjes është bërë nga futbollisti: "Trajneri i tyre sulmoi trajnerin tonë të portierëve, fillimisht i tha diçka dhe më pas e sulmoi ashpër. Ne erdhëm këtu me gjithë respektin e duhur, por ajo që ndodhi është një fyerje për Romën, për stafin tonë dhe për vetë kompeticionin. Unë jam ende i tronditur nga ajo që kam parë, është vërtet një turp".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI