Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Për Dinamon ndeshja e të vërtetës: Vllaznia e Partizani 'shtyhen' për Europën

Lapsi.al 9 April 2022
Për Dinamon ndeshja e të vërtetës: Vllaznia e Partizani

Një kaos në zyrat e sektorit të garave në FSHF ka bërë që kalendari i javës së 28 të Superiores, në të cilën janë programuar sfida shumë delikate mbi të gjitha për zonën Europiane, të pësojë transformime që kanë prodhuar tre variante, deri në atë përfundimtarin. Fillimisht ishte planifikuar të luheshin tre ndeshje të shtunën e dy të dielën me betejën më të ashpër, atë për mbijetesë mes Dinamos e Kastriotit që duhej të luhej të shtunën. Ndoshta për shkak të ngarkesës emocionale që ka ndeshja, me blutë në zonën e rënies me 23 pikë e krutanët 8 pikë para tyre në atë të shpëtimit, kanë bërë që ndeshja të spostohet për të hënën, e vetmja që do të luhet atë ditë, duke e lënë pjesën tjetër të kalendarit të pandryshuar me Partizanin që do të presë Teutën dhe Vllazninë që hap dyert e Loro Boricit për tu ndeshur me Lacin në orën 16.45.

Por duke qenë se si të kuqtë, ashtu dhe skuadrat që përplasen në Shkodër e kanë të lidhur objektivin, për të arritur një vend në Europë, ka ardhur edhe ndryshimi i radhës. Në kohën kur skuadra e Mehmetit është një pikë pas kuqebluve, që sfidojnë Lacin e vendit të dytë, që pozicionohet 7 pikë mbi Vllazninë, në të njëjtën ditë është thirrur të luajë edhe skuadra tjetër që luan për Europën, Kukësi që përplaset me Egnatian. Formacioni i Longos është i treti pesë pikë para Vllaznisë dhe dy pas bardhezinjve, kështu që sektori i garave e pa të udhës të luajnë në të njëjtën ditë, edhe pse jo në të njëjtin orar, me kuksianët në fushë në orën 13.45. Kështu, me tre ndeshje që do të luhen të shtunën, kanë bërë që të dielën të luajë vetëm sfida e ekstremeve të renditjes, me Skënderbeun e vendit të fundit që do të presë në Korcë Tiranën kryesuese.

Ndërsa të hënën mbetet përsëri sfida e mbijetesës mes Dinamos e Kastriotit, që për nëndetësen e Vanolit ka vetëm një rezultat fitoren, në të kundërt është katastrofë, kur kampionati është futur në fazën e katërt e të fundit të tij…

SUPERIORE, JAVA E XXVIII

09/04/22

Kukësi          13 : 45 Egnatia

Partizani      16 : 45 Teuta

Vllaznia        16 : 45 Laçi

10/04/22

Skënderbeu 16 : 45 Tirana

11/04/22

Dinamo        14 : 45 Kastrioti

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI