Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Gol nga porta në portë në fund të ndeshjes: portieri i Modenas godet nga 80 metra e i jep 3 pikë emilianëve

Lapsi.al 10 April 2022
Video/ Gol nga porta në portë në fund të ndeshjes: portieri
Një çmenduri ajo që ndodhi pasditen e së shtunës në Modena, në ndeshjen mes vendasve dhe Imoleses e vlefshme për javën e 36 të grupit B të Serie C. Në fund të 90 minutave, me rezultatin e bllokuar në 1-1, kanarinat gjetën golin fitues falë portierit të tyre Riccardo Gagno, i cili praktikisht shënoi nga zona e tij e penalltisë. Në minutën e 90 të ndeshjes Modena-Imolese, me emilianët të dëshpëruar për një gol që do të thoshte 3 pikë dhe një hap shumë i rëndësishëm drejt ngjitjes direkt në Serie B, portieri Riccardo Gagno u bë gati të niste një nga sulmet e fundit në portën e Imoleses. Gjithsesi goditja e 24 vjecarit ishte aq e fuqishme sa u kthye në një goditje të vërtetë në portë, e cila falë edhe një përplasje me fat befasoi portierin Rossi duke përfunduar në rrjetë. Gëzim i përzier me mosbesim te lojtarët e Modenas, të cilët vrapuan të gjithë për të përqafuar portierin e tyre. Në fund të fundit, të shohësh të shënojë një portier është një ngjarje shumë e rrallë në vetvete. Nëse kjo ndodh pastaj me një goditje nga mbi 80 metra, bëhet diçka e paharrueshme. “Më duhet ende të kuptoj se çfarë ndodhi”, tha Gagno pas ndeshjes. “Nuk di si ta shpjegoj, është një emocion i papërshkrueshëm. Sapo pashë topin të hynte në rrjetë i thashë vetes ‘nuk e besoj’”. Portieri i Modenas më pas shpenzoi fjalë të bukura për kolegun e tij Rossi, sigurisht jo i pafajshëm në rastin e golit të çmendur: “Më vjen keq për të, as nuk di çfarë fjalë të përdor për t’i dhënë zemër”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI