Flash

Video/ “Ronaldo shkatërron smartfonin e dikujt”: video e CR7 pas humbjes me Everton bëhet virale

Lapsi.al 10 April 2022
Video/ “Ronaldo shkatërron smartfonin e dikujt”: video e CR7
Një tjetër figurë e keqe për Manchester United, këtë herë i mundur në Goodison Park me rezultatin 1-0 ndaj një Everton në krizë rezultatesh dhe në luftë të plotë për të mos rënë nga kategoria. Padyshim që tensioni në shtëpinë e “Djajve të Kuq” është i dukshëm dhe nuk kursen as futbollistin e tyre më përfaqësues, Cristiano Ronaldo. Portugezi, duke dalë nga fusha në fund të ndeshjes, u bë protagonist i një gjesti të shëmtuar ndaj një tifozi. Një episod që është filmuar në video dhe është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Ka mjaftuar një video prej vetëm 5 sekondash, e publikuar në rrjetet sociale, për ta futur në qendër të polemikave Cristiano Ronaldon. Në fakt, në fundin e ndeshjes së humbur me Everton, portugezi, dukshëm nervoz dhe sërish protagonist i një paraqitje zhgënjyese, pati një reagim të pahijshëm ndaj një tifozi të vendasve, i cili me shumë mundësi nuk i ka rezervuar fjalë dashamirëse sulmuesit. Në videon në fjalë, duket CR7 që në hyrje të tunelit të dhomave të zhveshjes, me një goditje i rrëzon diçka nga dora një tifozi, me sa duket një smartphone. Pamjet nuk tregojnë qartë se cilin objekt goditi portugezi, por gjesti i tij i zemëruar është më se evident. Videoja e publikuar në internet me titullin “Ronaldo që shkatërron smartfonin e dikujt”, u bë menjëherë virale. MANCHESTER DO HETOJË ÇËSHTJEN Përhapja e shpejtë e videos e detyroi Manchester United të mbajë qëndrim për këtë çështje. Sipas raporteve nga SkySports Uk, klubi njoftoi se ishte "në dijeni të videos" dhe po "heton incidentin që përfshin Cristiano Ronaldon e një telefon celular në Goodison Park". Një histori që ngjan shumë me atë që kishte si protagonist sulmuesin argjentinas Jonathan Calleri, që luan në San Paolo.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI