Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Vrapimi titull i Napolit pengohet te Fiorentina, Spalletti: "Gati një vendim, më vjen keq për napoletanët"

Lapsi.al 10 April 2022
Video/ Vrapimi titull i Napolit pengohet te Fiorentina, Spalletti: "Gati

Goditje e madhe e Fiorentinës që në javën e 32 të Serie A mundi 3-2 Napolin dhe kalon Atalantën në vendin e shtatë të renditjes. Një hap fals i rëndë për të kaltrit, të arritur nga Interi dhe gjithmonë -1 nga Milani, që është i impenjuar sonte me Torinon. Në Maradona, toskanët kaluan në avantazh në minutën e 29 me të majtën nën traversë të Nico Gonzalez, më i miri në fushë. Në minutën e 58, Mertens i sapofutur gjeti golin e barazimit, por Violat kaluan sërisht përpara në minutën e 66 me Ikoné, i cili gjithashtu sapo kishte hyrë në fushë. Në të 72' trisi i Cabral, me një goditje me të djathtën që mbylli ndeshjen. 2-3 i Osimhenit në minutën e 85 ishte i kotë.

Një nokaut që rëndon si një mal mbi ëndrrat titull të Napolit: “Është një disfatë që na kushton shumë dhe që nuk e meritonim”, deklaroi Spalletti për Dazn. "Ata nuk vodhën asgjë. Ne e filluam mirë, por më pas ata morën mesfushën. Pas barazimit ishim në lojë, ndoshta pati një faull jo faull ndaj Mario Ruit në golin 2-1, pastaj i treti ishte i ngjashëm. Kemi disa faje, më vjen keq për publikun dhe për ekipin, që ka pasur qëndrimin e duhur” - tha Spalletti që e di se është një ndalesë që do të jetë e vështirë për t'u tretur - Është pak si një vendim - vazhdoi Spalletti - bëhet e vështirë të rikuperosh pikë në pak ndeshje. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë të stërvitemi siç duhet dhe të përpiqemi të shënojmë sa më shumë pikë".

Në ndeshjet e tjera, goditje e fortë e Sassulos në shtëpi kundër Atalantës. Jeshilzinjtë u imponuan 2-1 me golat e Traore, një në cdo pjesë loje. Pa vlerë goli i Muriel në minutën e tretë shtesë. Gjithësesi mbetet në vendin e 9 Sassuolo me 46 pikë, pas bergamaskëve që kanë 51. Udinese, ndërkohë, shkon të fitojë 1-2 në Venezia, që mbetet në zonën e rënies nga kategoria, tre pikë nga Cagliari.

Serie A Italy

Genoa 1-4 Lazio

Napoli 2-3 Fiorentina

Sassuolo 2-1 Atalanta

Venezia 1-2 Udinese

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI