Flash

F1/ Leclerc dominon në Melbourne, Verstappen del jashtë: "Makina ishte një përbindësh"

Lapsi.al 10 April 2022
F1/ Leclerc dominon në Melbourne, Verstappen del jashtë: "Makina

Me një garë kryevepër, Charles Leclerc dominoi Çmimin e Madh të Australisë duke shënuar fitoren e dytë të sezonit përballë Sergio Perez dhe George Russell. Gara e tretë e sezonit e dominuar nga piloti nga Monaco dhe e vendosur nga tërheqja në xhiron e 39 e Max Verstappen për shkak të një problemi me njësinë e fuqisë së Red Bullit të tij. Për Leclerc edhe pika-bonus e xhiros më të shpejtë në garë. E vetmja stonaturë e triumfit të Ferrarit ishte tërheqja e Carlos Sainz në xhiron e dytë. Vendi i katërt në finish për Leëis Hamilton përpara McLaren të Norris dhe Ricciardos. Leclerc kryeson renditjen e përgjithshme me 71 pikë.

"Kjo është hera e parë që fitoj në një situatë kontrolli total, punë e shkëlqyer gjatë gjithë fundjavës. Ne ishim superiorë në ritmin e garës dhe i menaxhuam gomat në mënyrë perfekte. Rinisja e dytë nga Safety Car ishte paksa e vështirë, por rifitova kontrollin brenda disa kthesave. Jemi vetëm në garën e tretë, por nëse arrijmë të ruajmë këtë nivel të performancës dhe besueshmërisë, mund të mendojmë për të fituar titullin... dhe kjo është e mrekullueshme". Kryesimi i botërorit me dy fitore në tre GP dhe 71 pikë e shtyn Leclerc të aplikojë zyrtarisht për të fituar titullin botëror.

"Në kualifikuese arritëm të bënim xhiron e përsosur, Verstappen nga ana tjetër nuk e bëri kështu që menduam se mund të ishim më konkurrues në garë... Por sot makina ishte një bishë! Bëja gjithçka që doja, edhe me gomat. Nuk ishim perfekt në rinisjet pas Safety Car. Bëra një gabim në kuptimin që duke u përgatitur për rinisjen u hapa dhe kjo më bëri të humbas kontrollin, por përvec kësaj ishte një garë shumë e mirë. Në fund insistova të bëja përmirësimin e xhiros të shpejtë, sepse e njoh veten dhe e di që – nëse jam vetëm përpara – më duhet një objektiv për të qëndruar i fokusuar”, përfundoi piloti i Ferrarit pas fitores.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI