Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

F1, sanksionet ndaj rusit Mazepin: ngrin pasuria me vlerë prej 105 milionë në Olbia

Lapsi.al 11 April 2022
F1, sanksionet ndaj rusit Mazepin: ngrin pasuria me vlerë prej 105

Sëpata e sanksioneve kundër oligarkëve rusë godet sërish familjen Mazepin. Pas përfundimit të parakohshëm të kontratës me Uralkalin nga Haas dhe zëvendësimit i Nikitës me Kevin Magnussen në timonin e makinës së Formula 1, këtë herë radha i takoi pronave të familjes së tij. Një urdhër për ngrirjen e aseteve është marrë në fakt nga Policia Financiare kundër një kompleksi rezidencial në Olbia me vlerë 105 milionë euro, që i atribuohet Nikita Mazepin dhe babait të tij Dmitry.

Në mënyrë të detajuar, Policia Financiare sqaron se “në kuadër të hetimeve për identifikimin e burimeve ekonomike që u atribuohen subjekteve që përfshiheshin në aneksin I të Rregullores (BE) nr.269/2014, u krye urdhër-ngrirja ndaj rusit Dmitry Arkadievich Mazepin dhe djalit të tij Nikita Dmitrievich Mazepin, pilot i Formula 1 i Ekipit Haas F1 deri më 5 mars, në lidhje me një kompleks pronash banimi të vendosur në Komunën e Olbias (SS), lokaliteti i Portiscos, me vlerë rreth 105 milionë euro, që i atribuohet palëve të sipërpërmendura nëpërmjet një mjeti të huaj korporativ”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI