Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Chelsea i pa shpresë, dorëzohet Tuchel: "Nuk kemi shumë shanse për përmbysje"

Lapsi.al 11 April 2022
Chelsea i pa shpresë, dorëzohet Tuchel: "Nuk kemi shumë

Chelsea i Thomas Tuchel do të ketë nevojë për një sukses të vërtetë në Bernabeu, kundër Real Madrid (të martën në orën 21:00), për të përmbysur 1-3 që pësoi në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Këtë e di shumë mirë trajneri gjerman, i cili ka preferuar të mos krijojë iluzione në prag të ndeshjes së kthimit: “Nuk kemi shanse të mëdha përmbysje pas rezultatit të ndeshjes së parë, aq më tepër në këtë stadium – është shprehur ai. -. Do të duhet versioni ynë më mirë, kështu që mund ta provojmë, duke pasur parasysh se duhet të fitojmë me të paktën dy gola diferencë, tre për t'u kualifikuar. Megjithatë, ëndrra është e rëndësishme dhe shpresojmë ta bëjmë ëndrrën tonë realitet."

Blues vijnë nga një 0-6 bombastike, me të cilën mposhtën Southampton në Premier League, por do t'i duhet të bëjnë pa disa pjesë të rëndësishme, përfshirë Lukakun: "Romelu është i dëmtuar dhe nuk do të udhëtojë me ekipin, si dhe Chilëell dhe Hudson-Odoi, ende me problemet e tyre fizike - tha Tuchel -. Do të jetë prezent Azpilicueta, i cili rezultoi negativ në testin e fundit Covid dhe tashmë është me grupin".

Duke u rikthyer te ndeshja, ish-trajneri i PSG-së përsëriti se sa e vështirë do të jetë arritja në gjysmëfinale për ekipin e tij: “Të luajmë kundër Realit në Bernabeu na jep mundësinë të përballemi me një nga sfidat më të mëdha dhe më të bukura, por nëse mendojmë se duhet të fitojmë me të paktën dy gola e kuptojmë se do të jetë shumë e vështirë, pothuajse e pamundur të kualifikohemi. Do të duhet të bëjmë një super paraqitje”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI