Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Juventus e simulimi i Allegrit: "shpresëza" titull mbetet në realitet e gjallë

Lapsi.al 11 April 2022
Juventus e simulimi i Allegrit: "shpresëza" titull mbetet në

"Sikur të kishim fituar kundër Interit...": kjo është keqardhja e tifozëve të Juventusit këto ditë, të cilët, duke parë renditjen, e shohin kreun vetëm gjashtë pikë larg (shtatë nëse supozohet se Inter do të fitojë kundër Bolonjës në rikuperimin e 27 prillit) dhe ata ndjejnë keqardhje dhe një zemërim në rritje për një ndeshje që besojnë se e kanë humbur në mënyrë të pamerituar. Në realitet – duke lënë mënjanë gjykimet e meritave të tifozëve dhe duke evituar llogaritjen e kotë mbi nëse apo ose - është vetë realiteti ai që mban gjallë "shpresëzat" (titull) që Allegri i ka përcaktuar si të perënduara në vigjilje të ndeshjes me Cagliarin. Është e vërtetë që bëhet fjalë për "shpresëz", por në këtë pikë Juve nuk mund të privohet ende prej saj. Përpara frenuan të gjithë (përvec Inter), e kalendari paraqet të panjohura për të tre të parët e renditjes, por edhe ai i Juventusit nuk është më pak i komplikuar: një gabim, qoftë edhe më i vogli, do të ishte fatal, por e vërteta është se në Torino, realisht, ende nuk e kanë ngritur flamurin e bardhë.

Sigurisht, objektivi mbetet kualifikimi në Champions League, për çdo do të ishte një ndërmarrje epokale duke pasur parasysh se përballë bardhezinjve janë tre skuadra: për të rikuperuar pikët ndaj të gjithave, koha është efektivisht e shkurtër. Në gjashtë ndeshjet e ardhshme, Juventusi do të duhet të përballet me Bolonjën (në shtëpi), Sassuolon (transfertë), Venezia (në shtëpi), Genoan (transfertë), Lazion (në shtëpi) dhe Fiorentinën (transfertë): koeficienti mesatar i vështirësisë, me pak fjalë, me një përfundim mjaft të ndërlikuar. Por “shpresëza”, sado e ndrojtur, është ende e gjallë sot.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI