Flash

"Djali im autik, ka nxirje në dorë": Ronaldo, hetohet nga policia pas denoncimit të mamasë së tifozit

Lapsi.al 11 April 2022
"Djali im autik, ka nxirje në dorë": Ronaldo, hetohet nga

Manchester United nuk do ta ndëshkojë Cristiano Ronaldon pas episodit të nervozizmit që ndodhi në fund të ndeshjes së Premier League kundër Everton. Në një video që bëri xhiron e internetit, portugezi shihet duke hedhur në tokë, duke e goditur në duar, celularin e një tifozi të ri që po e filmonte gjatë daljes nga fusha. Sipas Sun, Red Devils e konsideruan të mjaftueshme ndjesën e bërë në kanalet e tij sociale nga CR7, por policia e Merseyside po heton gjithashtu këtë çështje, pasi nëna e djalit deklaroi publikisht se djali i saj autik ishte "sulmuar" nga portugezi dhe pësoi një mavijosje në dorën e tij.

Gruaja, Sarah Kelly, foli për Liverpool Echo, duke thënë se djali i saj Jacob po filmonte futbollistët teksa po ktheheshin në dhomën e zhveshjes dhe se e kishte ulur telefonin në momentin që CR7 uli getat e tij duke treguar këmbën e gjakosur. Në atë moment portugezi, i cili po largohej nga fusha i tërbuar pas disfatës, e goditi fort dorën e djalit dhe i përplasi celularin në tokë. "Unë po qaja, Jacob ishte plotësisht nën shok," shpjegoi ajo.

Më pas ndjesa e CR7 erdhi përmes Instagramit: “Nuk është e lehtë të menaxhosh emocionet në momente të vështira si ky me të cilin po përballemi, por duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan këtë lojë të bukur - ka shkruar Ronaldo -. Do të doja të kërkoja ndjesë për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja tifozin që të shohë një ndeshje në Old Trafford në shenjë fair-play dhe sportiviteti". Policia, ndërkohë, ka konfirmuar që një hetim është hapur dhe se të gjithë palët e përfshira do të dëgjohen.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI