Flash

Sarri, ironi me Felipe Anderson: “Nëse do jepte 100% nuk do ishte në Itali, por ka raste duket si arbitër anësor”

Lapsi.al 11 April 2022
Sarri, ironi me Felipe Anderson: “Nëse do jepte 100% nuk do ishte

Pas shembjes në derbi, Lazio duket se ka gjetur rrugën e duhur me fitoret ndaj Sassuolos dhe ndaj Genoas. Pikërisht ndaj ligurëve, bardhekaltrit fituan dhe bindën mbi të gjitha falë një paraqitje të shkëlqyer sulmuese, me Ciro Immobile, mbretin e padiskutueshëm të ndeshjes me një tregolësh. Ai që nuk shkëlqeu ishte Felipe Anderson, një xhevahir që Maurizio Sarri, në (pothuajse) çdo intervistë mundohet ta inkurajojë të japë më të mirën, duke e konsideruar një nga lojtarët potencialisht më të fortë që ka Lazio.

“Nëse Felipe do të luante gjithmonë me 100%, ai nuk do të ishte te Lazio, por as në Itali – filloi Maurizio Sarri në mikrofonat e Sky Sport. Ka cilësi të jashtëzakonshme fizike dhe teknike por ka momente luhatëse, ndonjëherë mungon. Ndonjëherë i them që po bën rolin e arbitrit anësor, por duke folur me djemtë që kishin luajtur me të disa vite më parë më thonë se është përmirësuar shumë në krahasim me të kaluarën, se momentet e rënies janë më të pakta se më parë. Shpresojmë që ta bëjmë të japë 100%, sepse nëse do ta mbyllte karrierën pa e bërë këtë, do të më vinte shumë keq, sepse shoh gjëra të mëdha tek ai”.

FELIPE ANDERSON: “GOLI NDAJ INTERIT NUK KA FARE LIDHJE”

Felipe Anderson u ble nga Lazio në vitin 2013, i marrë nga kampionati Paulist ku formonte dyshen e artë të Santos me Neymar. Pesë vite me bardhekaltrit, më pas raporti me Simone Inzaghin u prish dhe në vitin 2018 u largua nga kryeqyteti italian për t'iu bashkuar atij anglez. Tre vjet me Ëest Ham, pastaj Porto ku luajti me pikatore, përpara se të kthehej te Lazio verën e kaluar. Pas një faze të parë të mirë, Pipe u zhduk plotësisht në të dytën, pas golit të diskutueshëm ndaj Interit. I intervistuar nga Lazio Style Radio pas fitores ndaj Genoas, ai tha: “Kam pasur një rënie të vogël fizike, nuk ka lidhje me episodin që ndodhi gjatë golit tim në Lazio-Inter. U ktheva këtu se kam karakter, ndryshe nuk do të kthehesha. Kam pasur disa momente të vështira në karrierën time, por tani dua të luftoj dhe të fitoj me këtë fanellë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI