Flash

Video/ Dinamo, lamtumirë Superiore: triumf i Kastriotit, drejtuesit e bluve lënë skuadrën pa autobus

Lapsi.al 11 April 2022
Video/ Dinamo, lamtumirë Superiore: triumf i Kastriotit, drejtuesit e bluve

Rënie nga kategoria. Akoma jo matematikisht, por me cdo probabilitet, pas një viti në elitë, Dinamo do të kthehet andej nga erdhi. Skuadra e Vanolit, pa asnjë fitore që kur mori drejtimin e kryeqytetasve, është thyer 0-1 në sfidën direkte për mbijetesë përballë Kastrioti, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Me 7 pikë larg zonës së playout, nëndetësja e dinte se duhej vetëm një fitore për të shpresuar, ndërsa nuk bëri pothuaj asgjë për ta arritur. Italiani Vanoli nuk ka arritur në asnjë moment ta bëjë skuadrën të funksionojë dhe është befasuar ngë një kundërshtar që në pankinë ka një shumë më pak ekspert, si Emiljano Cela, por që i ka dhënë një shpëtim spektakolar krutanëve, duke i lëvizur nga vendi i fundit ku ndodheshin në largimin e Ndreut në të gjashtin aktual, me 34 pikë. Në një sfidë që nuk pati shumë raste, takimi u vendos nga Adolf Selmani, që shënoi në minutën e 69’. E gjithë shthurja e kryeqyteasve u duk edhe njëherë në minutën e 91 kur

Sidibe u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë blutë me 10 lojtarë.

Dinamo mbetet e parafundit, 8 pikë larg Egnatias në zonën playout. E kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje për tu luajtur, vetëm matematika mban në lojë Dinamon për të qëndruar në Superiore.

AUTOBUSI LARGOHET PA SKUADRËN

Pas ndeshjes, sikur të mos mjaftonte zhgënjimi për një humbje të rëndë, skuadra dhe stafi teknik e kanë gjetur veten në një situatë të pazakontë në Elbasan. Sipas asaj që raporton Panorma Sport, autobusi që duhet të kthente Dinamon në kryeqytet ishte larguar nga stadiumi më parë, duke i lënë lojtarët dhe stafin në një situatë të sikletshme. Nuk është akoma e qartë nëse ishte një masë ndëshkimore për humbjen, por video është bërë virale...

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI