Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Përshëndetje naziste në Champions: Atleticos pa mbështetjen e ultrasve kundër City

Lapsi.al 11 April 2022
Përshëndetje naziste në Champions: Atleticos pa mbështetjen

Atletico Madrid duhet të mbyllë një sektor të stadiumit Ëanda Metropolitano (me të paktën 5000 vende) në ndeshjen e radhës që do të luajë si ekip pritës në kompeticionet evropiane, ose më saktë në ndeshjen e kthimit të Champions League, të mërkurën e ardhshme, kundër Manchester City. E gjitha sepse, ultrasit spanjollë kanë bërë përshëndetje naziste në Etihad, gjatë ndeshjes së parë cerekfinale mes dy skuadrave.

Ky është vendimi i marrë nga Komisioni i Apelit i UEFA-s për të ndëshkuar "sjelljet diskriminuese" të tifozëve spanjollë, gjatë ndeshjes së parë të 5 prillit. Atletico Madrid duhet gjithashtu të shfaqë një pankartë me fjalët "NoToRacism", shoqëruar me logon e UEFA-s.

Ndëshkimi nga UEFA ka ardhur pasi pamjet e kamerave brenda stadiumit Etihad kishin filmuar disa mbështetës të Atleticos teksa bënin përshëndetje naziste.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI